Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, June 28, 2018

Plasin sërisht të shtëna armësh, në rrezik për jetën njëri

Tre persona ngelën të plagosur mbrëmjen e djeshme në zonën e Kinostudios, pas një përplasjeje me armë.

Policia ka bërë të ditur emrat e të lënduarve, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa ende nuk është bërë publik emri i autorit të ngjarjes.

Në komisariat janë shoqëruar për të dëshmuar mbi 20 persona, të cilët ishin të pranishëm në vendngjarje.

Dinamika e ngjarjes:
Konflikti mes të plagosurve dhe autorëve, të ndarë në dy grupe, nisi mbrëmjen e së mërkurës në brendësi të një pike bastesh. Më pas, grupi rival hapi zjarr ndaj tre djemve që u plagosën, të cilët u kundërpërgjigjën me armë.

Shkëmbimi i zjarrit vijoi edhe jashtë ambientit ku nisi sherri fillestar, ndërsa njolla gjaku vihen re në shkallët e pikës së basteve.

Banorët e zonës kanë bërë me dije se kanë dëgjuar të paktën 20 të shtëna armësh.

Kushërinjtë Rivelino Mumajesi, 36 vjeç dhe Juxhin Mumajesi 24 vjeç, bashkë me 28-vjeçarin Ibrahim Durollari, mbetën të plagosur.

Kush është Rivelino Mumajesi?

Një nga personat e plagosur, Rivelino Mumajesi, 36 vjeç, nuk është një emër i panjohur për policinë. Kjo pasi ai, në mars të 2017-ës, është përfshirë në plagosje me armë zjarri të Eduard Dukës.

Burime policore kanë shpjeguar se Mumajesi dyshohet se i dha ndihmë atentatorëve, duke qenë se ishte banor i zonës.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot