Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, June 27, 2018

Për herë të parë Lorik Cana komenton “shqiponjën” nga Xhaka dhe Shaqiri kundër Serbisë

Cana tregoi se i njeh shumë mirë vëllezërit Xhaka që në fëmijëri, madje i ka përcjellur edhe gjatë karrierës futbollistike, ku bën një parantezë për fillimet e tyre.
Në vitin 2010, rrëfen Cana, dy vëllezërit Xhaka i kishin shprehur nëpërmjet telefonit dëshirën për të luajtur me Shqipërinë, por ishte e pamundur sepse të dy kishin pasaportë zvicerane dhe FIFA nuk e lejonte një gjë të tillë. E fatkeqësisht sot vëllezërit Xhaka janë të ndarë pasi Graniti firmosi për kombëtaren zvicerane.
Ndërsa, sa i takon festimit me shqiponjë, Cana shprehet se ata thjesht donin të tregonin për prejardhjen e tyre dhe që shumë shqiptarë anembanë botës e kishin festuar këtë gjë.
E kjo është një gjë shumë normale sipas ish-kapitenit për dy arsye:
1.Që shqiptarët nuk marrin pjesë këtë Botëror, por golat u shënuan nga dy shqiptarë.
2. Familja e Xhakës ka vuajtur shumë nga regjimi i Beogradit gjatë luftës dhe një festim i tillë është emocion nga ana e tyre.
Sa i përket dënimit nga FIFA-s, Cana e gjen të pavend, sepse sipas tij të tregosh prejardhjen nuk është fyerje për palën tjetër, ka pasur edhe gjeste të rënda nëpër fusha dhe nuk janë dënuar.
Lorik Cana shtoi:
"Shqiptarët gjithnjë kanë bërë tifozllëk për të tjerët, hera e parë që kanë bërë tifo për vete ishte Europiani 2016. Dhe kësaj radhe që shënuan dy shqiptarët tanë, kjo u mor si fitore për ne.”/TELEGRAF 


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot