Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, June 29, 2018

Me libër shpije, zbulohet nga ka ardhur shprehja banale

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka zbuluar ‘misterin” e shprehjes së njohur “me libër shpije”.

Jo gjithmonë banalitetet lindin nga një shkak banal. Shprehja e njohur “me libër shpije” ka prejardhjen e vet nga Libri i Shtëpisë, një mjet kontrolli i banorëve të Shqipërisë dhe lëvizjeve të tyre. Libri ishte, thënë ndryshe, një regjistër, në të cilin shënoheshin të dhënat personale të banorëve të shtëpisë si dhe të personave që banonin në të për periudha të përkohshme. Filloi të përdorej pas Luftës II Botërore, deri në mes të viteve ’60.

Libri mbahej në banesë, por administrohej nga punonjësit e Ministrisë së Brendshme, të cilët dhe certifikonin vërtetësinë e të dhënave përmes nënshkrimit dhe vulosjes.


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot