Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, June 25, 2018

Kuriozitete që ia vlejnë të lexohen !

Lista e habive të mëposhtme do t’ju ndihmojë të vijoni me sukses zakonin tuaj të dashur, atë të rrëfimit të kurioziteteve më interesante në botë:

• A e dini që pas moshës tridhjetë vjeç njerëzit shkurtohen 1 cm çdo 10 vjet?!
•Lotët që derdhim për arsye të ndryshme p.sh. nga gëzimi, hidhërimi, qërimi i qepëve kanë përbërje të ndryshme.
•Gjatë muajve të shtatzënisë truri i grave zvogëlohet ndjeshëm, vetëm gjashtë muaj pas lindjes rikthehet në gjendjen e tij të mëparshme.
•A e dini që kur skuqemi e njëjta gjë ndodh dhe në stomakun tonë?
•Pas moshës 60 vjeç njerëzit humbasin gjysmën e sensit të shijes.
•Në gojën tone jetojnë më shumë bakterie se sa e gjithë popullësia e tokës.
•Në trupin tonë kemi dhjetë herë më shumë bakterie se sa qeliza.
•Në qoftë se do të shtjellonim të gjitha enët e gjakut (venat, arteriet, kapilarët) nga njëra anë në tjetrën do të mund të rrethonin më to së paku dy herë të gjithë Tokën.
•Midhjet mund të ndryshojnë disa herë gjini përgjatë gjithë jetës së tyre.
•Gjarpërinjtë fluturues mund të përshkojnë një distancë prej 100 m në ajër.
•Gjuha e balenës blu peshon sa një elefant i rritur.
•Peshkaqenët e bardhë e të mëdhenj mund të identifikojnë rënien e një pike gjaku në 100 litra ujë, gjithashtu mund të zbulojnë sasi të vogla gjaku në një distancë prej 5 km.
•Dhëmbët e kastorit nuk ndalojnë së rrituri asnjëherë, brerja e drurëve e ndihmon që t’i ruajë në madhësinë e duhur.
•Shtatzënia e elefantëve të Afrikës zgjat plot dy vjet.



No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot