Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, June 29, 2018

Fotot/ Thesari i Rrajcës apo e mira nga Zoti. E vërteta e Kompanisë gjermanie në tokat rrajcare


 Nga Telegraf Albania

Pak ditë më parë portali ynë ka publikuar një shkrim rreth një legjendë për thesaret e Rrajcës Skënderbe. Dihet tani më që kjo zonë është aq sa e bukur nga natyra dhe kultura por aq e varfër nga ekonomia dhe njerëzit që jetojnë atje. 

Janë shumë vite ku askush nuk ka kujtuar të vërë qoftë edhe një lopatë dhe, e të mos flasim për rrugë ku një nxënës i duhet pothuajse 2 orë për të shkuar në shkollë, të mos flasim më pas për zhvillim apo edhe gjerat më elementarë që nuk bëhet fjalë. Kryekomunarë kanë kaluar si kokrra gruri, kanë punuar aq sa munden për vendin e tyre por kurrë nuk i dhanë lezetin që të vërtet fsheh Rrajca e bukur.

Shumë banorë, ankohen se një kompani gjermane ka shkelur në tokat e tyre, me pretendimin se i kanë zaptuar. Shumë të tjerë tregojnë se u kanë marrë edhe ujin e pijshëm, disa të tjerë vetëm ankohen pse kjo kompani gjermane do të vinte në Rrajcë për të ushtruar aktivitetin e tyre, duke harruar se kjo do t’i jepte fund varfërisë.  Gjithsecili qe po e lexon këtë artikull e përfytyron se në çfarë gjendje të mjerueshme është kjo zonë. Disa vuajnë për bukën e gojës, disa nuk jetojnë me kushte makabre, e disa të tjerë e kanë braktisur një herë e përgjithmonë duke u endur rrugëve të kurbeti, kryesisht asaj gjermane. 


Në inboksin e Portalit tonë ka shkruar vëllai i ortakut të kompanisë gjermane në Shqipëri Leonard Karaj i cili tregon kjo kompani është me dokumentacion të rregullt. Ai ndër të tjera thekson se: Toka  shtetëore është marrë me qira nga shteti për 5 vjet nga viti 2017-2022,  ndërkohë zona po zhvillohet pasi është një projekt me donatore gjermanë të cilët kanë investuar gati 2 milion euro vetëm për 5 vjet duke siguruar punësim për zonën. Kështu do të zhvillohej edhe rritja ekonomike e fshatit pasi aktualisht janë 40-45 veta në punë nga ky fshat. 
 

Por nga ana tjetër kemi zotin Vebi Hana i cili thotë se toka në të cilën kjo kompani ushtron aktivitetin është në pronësi të tij. Sipas tij ai nuk ka lënë gurë pa lëvizur për të gjetur të drejtën me akuzën e zaptimit të tokës private. Kjo çështje është bërë e njohur dikur më parë tek gazeta Dita ku u ka, kushtuar edhe  shkrim të  dy palëve  si Vebieu por edhe Kompanisë. 


Por përtej të gjithave, a nuk është fat për këtë fshat që një ndër kompanitë më të fuqishme do të vinte në këto zonë për të mbjell lule edhe për të bërë familjet rrajcare me para? A nuk do të ishte mire që të dy palët të gjejnë gjuhën e përbashkët edhe të bashkëpunojnë me njeri tjetrin dhe pse jo të rinovojnë kontratën? A nuk mendoni për një moment se kjo kompani mund t’ju kompletojë si fshat duke ju ofruar punë apo edhe pse jo ndoshta për një rrugë të munguar prej vitesh që në kohën e Skënderbeut që kur preu gurin me shpatë? Gjithçka zgjidhet me mirëkuptim, si nga ana e bashkisë, administratoreve të fshatit apo të dy palëve. 


Telegraf Albania ka për qëllim informimin e lexuesve të saj, jo nxitjen për urrejtje apo debate. Kjo e juaj është një e mirë që jo të gjithë fshatrave u jep si shans, ndaj mos e humbni, luftoni që ti keni. I bëjmë thirrje bashkisë së Përrenjasit Miranda Rira të reagoje në lidhje më çështjen e Vebi Hanës, si dhe ndërmjetësimin e tij më Kompaninë që korrespondon dokumentacion të rregullt. 




No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot