Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, June 29, 2018

Elbasan/ Pema shekullore që “nxjerr gjak”, fruti i saj është i rrallë


Është e rrallë, por jo e pazakontë megjithëse vendasit e quajnë “pema që nxjerr gjak”. Bëhet fjalë për një pemë shekullore mes fshatrave Zavalinë të Elbasanit dhe Kabash të Gramshit, e cila prodhon një frut me lëng të kuq si gjaku.

Fruti është i ngjashëm me maranat në pamje të parë, megjithëse në shije është disi më ndryshe dhe e vëren lehtë diferencën.

Sipas banorëve, fruti është i ëmbël dhe me një shije të veçantë, transmeton “infoelbasani”. Të moshuarit e lidhin atë me disa besëtytni si “pema me gjakun e Krishtit”, apo të tjerë me “kurbanin e Muhamedit”.

Pavarësisht këtyre, frutat e pemës konsiderohen me vlera të larta për shëndetin dhe, për shkak të ngjyrës, kjo bëhet akoma më e besueshme. Është koha kur frutat janë pjekur, dhe mjaft banorë drejtohen për tek “pema e gjakut” për të shijuar frutat dhe për të konsoliduar shëndetin

 

Sigurisht që kjo pemë nuk ndodhet vetëm në Elbasan, por që është shumë e rrallë në vendin tonë.

 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot