Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, June 26, 2018

Djema bëhuni gati për në Angli, ja ku ti gjeni pasaportat ku askush nuk mund ta dallojë nga origjinalja


Ndonëse nuk është pasaporta më e fuqishme në botë sërish është më e kërkuara, po flasim për pasaportën e Mbretërisë së Bashkuar.
Tregu i zi i shitjes së tyre tashmë ka lulëzuar edhe në rrjetet sociale. Sipas një hetimi të Daily Mail, versioni i rremë dhe i vërtetë i një pasaporte britanike mund të blihet me një çmim duke filluar nga 800 paund.
Prej së paku 3 vjetësh një faqe në Facebook përdorej për të shitur pasaporta të paligjshme britanike. Gjithashtu është zbuluar se pasaportat e klonuara me detaje të marra nga pasaportat e vërteta gjenerojnë qindra paund edhe në faqe tjera lehtësisht të arritshme.


David Ibsen, ekspert sigurie, këshilloi para disa kohësh qeverinë e SHBA-ve që të mbikëqyrte Facebook-un, pasi ky rrjet social po përdorej për shitje pasaportash, të cilat lehtë mund të binin në duart e terroristëve.
Ai tha:
Dihet mirë se ekstremistët e përdorin Facebook si një mjet për të arritur qëllimet e tyre. Daily Mail duhet të përgëzohet që ka nxjerrë në pah diçka që përbën rrezik real.”
Një faqe arabe në Facebook, e quajtur “European Passports For Sale VIP/ Pasaporta Europiane për Shitje VIP” përmban fotografi të shumta të dokumentave britanike.
Kjo faqe mburret:
 Ne i shesim pasaportat nga 800 deri në 2.600 paund. Ne nuk jemi trafikantë, thjesht ua shesim atë që të mund të udhëtoni por nuk mbajmë përgjegjësi nëse ju hyni për qëllime kontrabande në shtetet tjera me këtë pasaportë.”
Kjo faqe po ashtu thotë se shtatë nga dhjetë klientë kanë arritur të kalojnë kontrollin kufitar me këtë pasaportë, por ofron edhe pulla hyrëse me një shtesë prej 170 deri në 280 euro.

Kur një gazetar i fshehtë i Daily Mail kërkoi të blinte një pasaportë të Mbretërisë së Bashkuar, shitësi shpejt iu përgjigj nëpërmjet shërbimit të mesazheve WhatsApp. Ai ofroi një pasaportë të vërtetë për 2,400 paund, një tjetër në 1,700 £ që dukeshin 90% të vërteta dhe një tjetër që kushtonte 1,400 paund por dukej 50% e vërtetë.
Shitësi i shkruajti gazetarit:
"Asnjë njeri i zakonshëm nuk mund ta shohë ndryshimin nëse nuk i vendos dy pasaporta krah njëra-tjetrës për t’i krahasuar.”
Gjithashtu edhe një faqe tjetër në Facebook e quajtur “asylum seekers cargo/ ngarkesa azil kërkuese”, thotë se punon për t’u mundësuar sirianëve pajisjen me pasaporta false në mënyrë që të zhvendosen në Britani.

I kontaktuar nga gazeta britanike, Facebook e hoqi faqen e pasaportave VIP që ishin në shitje, por jo grupin e mbyllur të sirianëve.
Paralajmërimi i këtij investigimi u drejtohet britanikëve që të bënin kujdes me ekspozimin e të dhënave personale, pasi dikush tjetër nga ana tjetër e globit mund të kishte një pasaportë identike më të dhënat e tij./ Përshtai JOQ.al

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot