Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, June 29, 2018

Basha donte të fuste në kurth Taulan Ballën, por ja futi vetës, prokuroria nis hetimet për të!

REPORT TV mëson ekskluzivisht se prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për kryetarin e PD, Lulzim Basha për dekonspirim të operacionit në Durrës ku u bllokuan 3.4 milionë euro. Burime pranë prokurorisë konfirmuan për Report Tv se pas padisë së kryetarit të grupit të PS, Taulant Balla, organi i akuzës ka nisur hetimet për liderin e PD për veprën penale të nxjerrjes së sekretit hetimor në rastin e operacionit të dy ‘Toyota’-ve të mbushura me 3.4 milionë euro. Në padinë e depozituar, që vuri në lëvizje prokurorinë, Balla akuzon Bashën për dekonspirim të operacionit që u finalizua ditën e diel në Durrës dhe për shpifje. 
Po të njëjtat burime konfirmuan për REPORT TV se prokurorët e kanë tashmë një pistë dyshimi sesi ka mbërritur informacioni i operacionit te Basha, ndërsa lideri i PD, sipas gazetarit Arsen Rusta pritet që të merret në pyetje. Ndërkohë që edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur një hetim se kush informoi Bashën. Një burim pranë grupit hetimor, disa ditë më parë i tha REPORT TV se operacioni për sekuestrimin e 3.4 milionë eurove në Portin e Durrësit është dekonspiruar nga një punonjësi i SHISH i cili ka vënë në dijeni kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Padia e dytë për shpifje/ Balla dhe Basha përballen në 10 korrik te Krimet e Rënda Pak ditë më parë Taulant Balla depozitoi në prokurori dy padi ndaj kryetarit të PD, Lulzim Basha për të njëjtën çështje, sekuestrimin e 3.4 mln eurove në Durrës. Ashtu si për padinë e parë për nxjerrje të sekretit hetimor edhe për kallëzimin e dytë për shpifje, prokuroria e Krimeve të Rënda kanë nisur hetimet. Gjyqtari Luan Hasneziri do të vendosë për padinë, ndërsa në datë 10 korrik ora 13:00 Lulzim Basha dhe Taulant Balla janë thirrur për t'u përballur para trupit gjykues. Gjykata e Krimeve të Rënda ka njoftuar palët për seancën, tashmë mbetet për t’u parë nëse kryetari i PD, Lulzim Basha do të paraqitet në datë 10 korrik, apo do të përfaqësohet nga avokati.

Ky (Balla) ka qenë në Gjermani para tre ditësh, mbajeni mend dhe ka porositur një ‘Toyota Yaris’ por ta kanë zbuluar bashkë me 1.5 nln euro e drogës brenda, do e shikosh se çfarë do të tundet para hundës shumë shpejt.

 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot