Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, June 25, 2018

Balla kërcënon rëndë Lulzim Bashën: Kujdes me mua, të matet mire se ja ...

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, në një intervistë për emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, i ka kthyer sërish përgjigje kryedemokratit Basha i cili e akuzoi si garantin e parave të sekuestruara në Durrës.

Ai u shpreh se nuk ka lidhje me këtë ngjarje ndërsa paralajmëroi se do të kallëzojë penalisht Lulzim Bashën për shpifje.

“Nuk kam asnjë lidhje me paratë e sekuestruar. Do të kallëzoj penalisht shpifësin e Partisë Demokratike. Deri në fund të hetimit do të dalë e vërteta se kush fshihet pas kësaj ngjarjeje”, – tha Balla. 

Balla ka shkuar më tej ku e ka paralajmëruar Bashën, ndërsa tha: “Me mua të matet mirë. Që Lulzim Bashën do ta padis penalisht kjo nuk do fjalë. Gjatë të gjithë karrierës time unë nuk kam asnjë njollë, ndërsa Lulzim Basha është i ndotur i tëri”.

 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot