Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, June 29, 2018

Balla e çoi në prokurori/Lulit i hyn frika, bën kthesën e papritur

Të përngjan me një telenovelë me shumë seri debati i vazhdueshëm mes Ballës dhe Bashës. Më herët, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka paralajmëruar kreun e PD, Lulzim Basha, se do t’i zbulojë lidhjet që ai ka me personat që sollën sasinë rekord prej 3.4 milionë euro në Portin e Durrësit. E ndërsa sot, kreu i PD, Basha, ia ktheu me të njëjtën monedhë Ballës, në lidhje me foton që ai publikoi të enjten në Parlament. Ai  u justifikua dhe tha se nuk e mban mend atë person që ka dalë në foto.

Më tej kryedemokrati hodhi sërish akuza ndaj kreut të grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, duke thënë se është ai garantuesi për eurot e kapura në portin e Durrësit.

“Parashtrimi i fotos vërteton vetëm se Balla është kapobanda, dhe e ka marrë atë nga banda e Elbasanit. Nuk e mbaj mend, dhe as nuk më ka prezantuar njëri me atë person. Një gjë mund të them, nëse është ai, ta marrin ta arrestojnë tani në këtë moment. Nuk e mbaj mend momentin e takimit. Unë takoj mijëra njerëz. Personi në fjalë nuk më thotë gjë. Por Taulant Balla është garantuesi i eurove”, u shpreh kryedemokrati Basha.

Basha përsëriti edhe njëherë se është Taulant Balla garantuesi i eurove të kapura në Durrës, të cilat sipas tij, janë para droge të bandës së Elbasanit.

Por teksa u pyet për ‘kthesën e madhe’ të opozitës, në një deklaratë për mediat pohoi se të gjitha këto opsione, siç është edhe bojkoti i Kuvendit, do të diskutohen në tavolinë.

“Të gjitha opsionet janë në tavolinë. Diskutimet kanë nisur dhe do të intensifikohen në ditët e ardhshme, dhe vendimet do të bëhen publike ditët e ardhshme”, tha Basha.

Reagimi i tij pason pas çështjes së rikthyer edhe një herë në kujtesë nga Balla, ku i ka drejtuar tre pyetje kreut të PD për 3.4 milionë eurot e kapura në Toyota, pas publikimit të provave të reja në Kuvend.

Tre ditë më parë, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka dorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda padinë ndaj Lulzim Bashës, për “nxjerrje të sekretit hetimor”.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot