Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, February 7, 2018

Këngëtari Arian Blloshmi vazhdon të na suprizoj, kësaj radhe koncert në Amerikë!


Këngëtari Arian Blloshmi vazhdon të na suprizoj. Pas koncerteve të suksesshme në Greqi, vetë këngëtari shprehet shumë i gëzuar nga mikpritja e shqiptarëve emigrant atje.

Por një tjetër ftesë ka ardhur për të. Këtë radhe në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Ariani nuk jep shumë detaje por koncerti do të organizohet ne muajin mars, duke ju bashkangjitur ehe videoklipi i radhës, që tashëm pritet të publikohet.


Në një intervistë për portalin tonë ai shprehet shumë i vendosur për të vazhduar karrierën si këngëtar i muzikës të mirëfilltë popullore shqiptare: “Pas koncertit të Greqi, të them të drejtën kam ngelur shumë i kënaqur nga mikpritja e tyre, sic dihet nëse ke kolegë të mrekullueshëm ska se si të mos kalohet bukur edhe të japim një performance të shkëlqyer. Koncerti i radhës do të jetë në Amerikën, detajet do të bëhen publike në muajin Mars, ku bashkë me të do të bashkëngjit edhe videoklipin edhe këngën time më të re” kështu është shprehur ai.



Kujtojmë se Arian Blloshmi e ka nisur karrierën e tij kohë më parë ku ka publikuar 2 videoklipe të suksesshme. Më pas ai është ngjitur në skenës e këngës Popullore Shqiptare në Elbasan, i cili dhuroj një emocion të veçantë për patriotët e tij.


 Nuk ka ngelet gjë tjetër veçse t’i  urojmë suksese të mëtejshme këtij këngëtari që po shkëlqen në karrierën e tij muzikore. 



No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot