Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, January 10, 2018

Përplasja e dy prokurorëve të Elbasanit: Nuk iki nga zyra, nami të bëhet!

Pavarësisht shkarkimit nga detyra ditën e djeshme, ish-drejtuesi i prokurorisë Dritan Gina ashtu sikur paralajmëroi ka shkuar në zyrë mëngjesin e sotëm për të vijuar punën. Por në zyrë ka arritur edhe prokurori i ri i emëruar dje nga Arta Marku, Ardjan Nezha.


Gina gjatë një konference shtypi dje deklaroi se nuk largohet nga zyra pasi vendimi i shkarkimit të tij është i paligjshëm. Nezha nga ana tjetër u prezantua zyrtarisht në orën 15.00 para stafit të prokurorisë së Elbasanit. Në situatën e krijuar që Gina kundërshton vendimin duke mos liruar zyrën, drejtuesi i ri i prokurorisë së Elbasanit i ka kërkuar një takim ‘kokë më kokë’ për të biseduar rreth ngërçit të krijuar.gina nezhaDritan Gina dhe Ardjan Nezha
Tashmë pritet nëse në përfundim të takimit Gina do të largohet apo do të vijojë që t’i qëndrojë deklaratës së djeshme se kundërshton vendimin e shkarkimit nga kryeprokurorja Arta Marku. Dje Marku firmosi disa lëvizje në qarqe, por drejtuesi i Elbasanit dhe i Durrësit e kundërshtuan. 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot