Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, January 25, 2018

Librazhd/ Vrasja e Idriz Bicës, flasin komshinjtë: Ata ishin shokë, por nuk do ta besoni çfarë ndodhi një natë!

Në rrugën e fshtit Zdrajç të Librazhdit, siç duket edhe në video, policia ka vendosur shiritat e verdhë për të rrethuar vendin ku ndodhi vrasja makabre e 50-vjeçarit, Idriz Bica.

Në vendngjarje janë mbledhur burrat e fshatit, të cilët japin e marrin informacione mbi atë çka ndodhi pak orë më parë, ndërkohë që një polic i armatosur qëndron ende aty.

Vetëm pak momente pas vrasjes me sëpatë, policia arriti të kapte autorin e fshehur në pyll, Fiqiri Askurtin, i cili vuan edhe nga problemet mendore.

Viktima ka qënë duke pastruar rrugën e fshatit në momentin që është konfliktuar me fshinjin, e në debat e sipër ka përfunduar i masakruar me sëpatë. Autorit i ka dalë 50-vjeçarit përpara dhe i ka kërkuar llogari se përse po kalonte nga rruga e shtëpisë së tij. Më pas dyshohet se e ka goditur në kokë me sëpatë, duke e lënë të vdekur. Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Komshinjtë shprehen shumë të shqetësuar pasi një natë më parë ata kishin një përplasje më fjalë të rënda ofenduese. Dëgjuam se Idrizi kishte për ti dhënë disa lekë autorit të vrasjes së tij. Ata kërcënuan njëri tjetrin edhe u larguan.

librazhd2

NJOFTIMI I POLICISË
Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Zdrajç Librazhd, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Librazhd, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Fiqeri Askurti, 51 vjeç banues në fshatin Zdrajç Librazhd.

Kapja dhe ndalimi i tij, u bë në një zonë pyjore në fshatin Zdrajç pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar nga shërbimet e policisë.

Shtetasi i lartpërmendur për motive të dobëta në fshatin Zdrajç Librazhd dyshohet të ketë vrarë me sende të forta (sëpatë) shtetasin Idriz Byci rreth 50 vjeç i cili kishte qenë duke pastruar rrugën në këtë fshat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje” parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot