Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, December 4, 2017

Shtypi me kamion 26-vjeçarin në Elbasan-Librazhd, dëshmia maqedonasit të prek

   Policia e Elbasanit ka vënë në pranga  26-vjeçarin nga Maqedonia, i cili shkaktoi aksident me vdekje.

Siç bëhet me dije, në pranga është vënë Dimitar  Sivevski, i cili ditën e djeshme, në aksin  rrugor Elbasan–Librazhd në fshatin Labinot-Fushë, duke drejtuar mjetin tip  "Benz" kamion ka përplasur me vdekje, këmbësorin  A.M., 38 vjeç  banues në fshatin Griqan Labinot -Fushë.

“ I kërkoj falje familjes së viktimës, nuk doja të ndodhte kjo ngjarje e rëndë, dua ti them familjes time edhe djalit tim që e dua shumë. Shpresoj që zoti të më japi forcë ta kalojë këtë njollë të zezë në jetën time” shprehet ai


Lidhur me këtë ngjarje, policia bën me dije se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për  veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit  Rrugor.


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot