Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, December 4, 2017

Shkon për të mbledhur kanoçe, por gjen kallashvikov në Elbasan, ja si qëndron e vërteta!

Para disa ditësh u gjet drogë në sheshin para lagjes, ndërsa mbrëmë një kallashnikov. Duket se keqbërësit janë në panik në Elbasan dhe po i hedhin ku të mundin gjërat e ndaluara me ligj.
Një armë zjarri tip ka kallashnikov është gjetur mbrëmjen e kaluar në një kosh mbeturinash në Elbasan.

Arma duket se është hedhur në errësirë nga persona ende të paidentifikuar.
Policia është njoftuar nga qytetarët për armën e zjarrit, por ende nuk ka dhënë detaje për rrethanat në të cilat arma e zjarrit tip kallashnikov ka përfunduar pranë një koshi mbeturinash.

Paraprakisht thuhet se arma është gjetur në një nga rrugët kryesore pranë njërës prej shkollave të lagjes “11 Nëntori” nga një person që po mblidhte në koshin e mbeturinave mbetje të riciklueshme i cili ka njoftuar policinë.





No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot