Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, December 6, 2017

Shifra të frikshme/ Vdesin 17 persona në Elbasan për shkak të SIDA

  HIV-AIDS vazhdon të mbetet problem shqetësues në Elbasan. Rastet vijnë në rritje çdo vit.
Sipas përgjegjëses së Sektorit të Këshillimit të Testimit Vullnetar të HIV/AIDS për qarkun e Elbasanit, Elena Bibaja në qytetin e Elbasanit për këtë vit janë shënuar 5 raste të reja të të prekurve me SIDA.

Në total numërohen 65 persona të infektuar nga këto 45 janë meshkuj,  prej të cilëv 2 janë fëmijë dhe 20 femra. 11 persona janë me vendbanim ne fshat dhe pjesa tjetër në qytet.
Por i frikshëm është bilanci. 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me HIV-AIDS.


Mënyra kryesore e infektimit mbetet ajo e marrdhënieve të pakontrolluara seksuale, transfuzioni i gjakut etj.

Mosha mesatare e të prekurve nga SIDA është mes 25-45 vjeç.
Elena Bibaja i bën thirrje të gjithë atyre që kanë dyshime mbi këtë sëmundje se mund të paraqiten pranë drejtorisë së higjenës Elbasan për të kryer testin i cili është falas. Mjaft shtetas hezitojnë të kryejnë testin për shkak të opinionit. Prandaj mendohet se shifra e të prekurve është më e madhe. 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot