Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, December 4, 2017

Rrëfimi i Jonidës nga Elbasani: “Dua të vras vetën, nuk do ta besoni çfarë më kë bërë vjehrra!

 Kjo është Jonida, një vajzë nga Elbasani, e cila sot ka ardhur në “Ka një mesazh për ty” në e “Diela Shqiptare” për t’i përcjellë një mesazh babait të saj.

“Kam ardhur për t’i thënë babai që të mos jetë më i trishtuar për mua, atë që më ka ndodhur. “  Prej një viti Jonida është ndarë nga bashkëshorti, një martesë me mblesëri e stisur nga halla e saj.

“Pas një muaji që e shikova dhe dolëm disa herë bëmë fejesën.. dolën disa herë por jo shumë. Fatkeqësisht nuk ishte kohë e mjaftueshme. Por i besova më shumë nga halla ime.”

“U fejova. Dy vjet ndenjëm të fejuar dhe vendosëm datën e martesës. Isha shtatzënë kur vendosëm datën e martesës. Pas martese, ai qëndroi vetëm 3 ditë në shtëpi dhe iku në Greqi, sepse kishte një punë të tillë që nuk e linte greku”.
Jonida tregon se fillimisht ndonëse, vetëm me njerëzit e burrit të saj kaloi mirë. Por gjërat nisën të shkonin keq kur lindi djalin.
“Gjithçka ndryshoi. Ata gjendje ekonomike nuk kishin. Djali donte të tijat. Unë i thosha dua këtë, ata më ktheheshin, nuk kemi, bej ç’të duash. Gjithçka më ka dhënë familja ime. Gjithçka kërkoja ishte për fëmijën, asgjë për veten time. Fëmija ishte një muajsh dhe ata më thoshin mbaje me qese, me rroba (në vend të pelenave)…”

Ajo shpjegon më tej se e merrte bashkëshortin në telefon dhe e pyeste se çfarë do të bëhej, pasi kur kishte ikur i kishte premtuar se prindërit e tij do të kujdeseshin për çdo gjë.
“Më solli nga Greqia 100 euro, 50 do t’ia japësh njerëzve të mi, 50 do t’i mbash ti, më tha. I mora i theva dhe ia dhashë. I thashë që 50 ua ka sjellë juve, 50 mua. Por vjehrra m’u vërsul dhe më tha ‘që ti nuk ke të drejtë t’i kërkosh të djalit lekë’.”

 Burimi BW

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot