Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, December 4, 2017

Renditja e bashkive më të mira sipas performancës, ja në çfarë vendi është Elbasani dhe Librazhdi!

 Së fundmi Ministria e Financave ka bërë një rankim për bashkitë më të mira sipas performancës, i cili u bazua në 15 kritere vlerësuese me nga 30 pikë secili prej tyre.

Kriteret ishin:
-Dërgimi në kohë i  faturave për pagesë në degën e thesarit
- Numri i kontratave të anuluara gjatë vitit buxhetor
- Numri i urdhër-shpenzimeve të refuzuara nga Thesari
- Dorëzimi në kohë i kontratave në Thesar
- Urdhër-prokurimet e paautorizuara
- Mjedisi i kontrollit
-Menaxhimi i Riskut
- Aktivitetet e kontrollit
- Informimi dhe komunikimi
-Monitorimi
- Përgatitja e audituesve të brendshëm
- Monitorimi i pyetësorit të vetëvlerësimit të audituesve të brendshëm
- Cilësia e raportimit të audituesve të brendshëm
- Pozicione aktuale të auditimit të brendshëm të paplotësuara

Vendin e parë si bashkia që ka marrë 440 pikë nga 450 që ishin gjithsej është Bashkia Kamëz.
E dyta është Bashkia Shkodër me 430 pikë.
E treta është Bashkia e Patosit me 425 pikë.
E katërta Bashkia e Vorës me 415 pikë, më pas vijnë Durrësi 405 pikë, Elbasani bashke me Librazhdin 400 pikë, Memaliaj 395 pikë.

Ndërsa Bashkia e Tiranës që është njëherësh më e propaganduara nga kryetari i saj Erion Veliaj, ka mundur të renditet vetëm në vendin e tetë (8) me 391 pikë. Tirana mori vlerësimin më të ulët për treguesin e menaxhimit të riskut.

Financat theksojnë se gjendja e sistemeve të kontrollit të brendshëm të Bashkisë Tiranë paraqitet në nivele të kënaqshme, duke theksuar gjithashtu dhe nevojën për marrjen e masave, kryesisht, në kuadër të përmirësimit të komponentit të Menaxhimit të riskut, i cili ka marrë vlerësim shumë të ulët në krahasim me të tjerët.

Pas Tiranës renditet Berati, Fieri, Vlora dhe Gjirokastra.

Ndërsa, bashkitë me performancën më të ulët ishin Shijaku dhe Tropoja. 



No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot