Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, December 3, 2017

Rama publikon videon e tre qytetarëve që rrezikonin të mbyteshin, ka dhe një lutje

 Shqipëria prej ditësh është përfshirë nga moti i keq dhe reshjet e shiut duke shkaktuar në shumë prej rretheve edhe përmbytje. Dhe pikërisht në një kohë kur Shqipëria ndodhet në pushtetin e ujit, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të një prej operacioneve të shpëtimit të tre qytetarëve që rrezikonin të mbyteshin.


Në mesazhin e tij në rrjetin social Facebook, Rama shprehu vlerësim për punën e forcave të kërkim- shpëtimit që ndodhen në terren prej disa ditësh, për t'ju ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytur.
Me të tjerash Rama bën edhe një lutje, duke shtuar se shpreson që gjithçka të shkojë mirë deri në fund.

“Mirëmëngjesi dhe me pamjet mbresëlënëse të këtij operacioni shpëtimi të tre bashkëqytetarëve në rrezik jete, duke u përulur me respekt të thellë ndaj forcave të kërkim - shpëtimit, të cilat kanë operuar 48 orë pa pushim duke nxjerrë 1594 persona nga kushtet e kërcënimit të jetës, uroj që gjithçka të shkojë mirë deri në fund e për të gjithë ju të jetë një e dielë sa më e qetë”, shkruan Rama.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për të parë të plotë videon e kryeministrit Rama!        https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155361412411523/

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot