Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, December 3, 2017

Përrenjas/ “ Jam në qiell të hapur, dheu më ka hyrë në shtëpi” banori nga Farreti tregon gjendjen e rënduar nga reshjet!

Bashkia e Përrenjasit ka mbledhur grupin operacional dhe së bashku me Prefektin e qarkut te Elbasanit, Z. Maksim Malaj kanë diskutuar rreth rasteve emergjente si dhe përballimin e situatave që mund të hasen nga reshjet e vazhdueshme.

“Sapo kemi mbaruar mbledhjen me Prefektin e qarkut te Elbasanit, Z. Maksim Malaj dhe grupin operacional, i ngritur prane bashkise Prrenjas per perballimin e situates se krijuar nga kushtet atmosferike. Bashke me Prefektin, diskutuam per rastet me emergjente, per marrjen e masave konkrete per te perballuar situaten e permbytjeve, dhe gadishmerine e bashkise per te qene ne krye te detyres dhe ne sherbim te plote ndaj qytetareve tane. Falenderojme Prefektin per ndihmen dhe suportin e tij- shkruan Miranda Rira ne facebook.

Por siç duket asgjë nga këto që janë shkruar nuk janë marrë parasysh, kjo për shkak se shumë fshatra të bashkisë së Prrenjasit kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Me dhjetra banorë të fshatrave Stravaj, Stranik, Farret, gjendja u paraqit shumë e vështirë. Një banorë nga fshati i Farretit tregon vështirësitë nga reshjet e shiut dhe rrëshitja e dheut. Ai shprehet se është në një gjendje shumë të keqe pasi një masiv dheu është shkëputur duke i vënë në rrezik shtëpinë e tij. 



Një  banor i fshatit Farret shprehet se: "Më ka rrëshqitur dheu më ka hyrë në shtëpi brenda, nuk kam të ardhura, nuk kam punë, nuk di kujt ti drejtohem, jam në pikë të  hallit. Fëmijët e mi janë në dorën të Zotit”- thotë ai". 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot