Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, December 4, 2017

Përrenjas/ Banorët acarohen më kryetaren e bashkisë, ja cfarë i kërkojnë lidhur më buxhetin 2018

Bashkia Përrenjas është duke zhvilluar procesin e buxhetimit me pjesëmarrje. Për këtë qëllim janë organizuar takime me komunitetin në qytet, njësi vendore dhe fshatra. Taki i radhës ishte ai në Rrajcë Fushë.

Ja çfarë i kërkojnë banorët kryetares së bashkisë Miranda Rira:Dje ishim në Njësinë Administrative Rrajcë, ku u konsultuam me banorët lidhur me buxhetin për vitin 2018. 

"Buxhetimi me pjesmarrje" është një mundësi e mire jo vetëm për të diskutuar me banorët, por edhe për të vënë disa prioritete. Prioritet janë ujërat e zeza ku një pjesë e mirë e parave do të shkojnë për ujërat e zeza. Kryetarja e Bashkisë, zonja Miranda Rira u shpreh se deri tani jemi në një luftë të hapur me disa njerëz që abuzojnë në mënyrë flagrante me ligjin, ku veçojmë çështjen e Qafë-Thanës, e vaskave të peshkut, e lavazheve që janë pa leje. Prokuroria është në proces dhe do merret seriozisht me situatën e krijuar. 

Vera e thatë dhe e frikshme që ishte vjet, duhet të mos përsëritet më këtë që vjen sepse nuk ka kuptim që disa persona të kenë nga 4 çezma ndërsa disa të tjerë të mos kenë as për të pirë.

Mbetjet urbane janë një shqetësim tjetër, shërbimi i cili është vonuar pasi është bllokuar nga këshilltarët e PS. Shpresojmë që çështja do të zgjidhet shumë shpejt.

Një falenderim shkon për kryetaren e Bashkisë Prrenjas, zonjën Miranda Rira e cila çdo ditë po përpiqet dhe po jep maksimumin për banorët e Prrenjasit.



No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot