Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, December 4, 2017

Përmbytjet, Basha: Rama braktisi qytetarët, janë në mëshirë të fatit në mes të shiut edhe ngricës

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se ka braktisur qytetarët duke i lënë në mëshirë të fatit. Ai shprehet se në shumë fshatra të Fierit balta ka mbuluar dhjetëra shtëpi e ka shkaktuar dëme të rënda materiale, ndërsa i kërkon Ramës që të lërë propagandën dhe të dëmshpërblejë humbjet 


“Nuk ka asgjë spektakolare në Darzezë, në Ferras e në shumë fshatra të tjera të Fierit ku balta ka mbuluar dhjetëra shtëpi e ka shkaktuar dëme të rënda materiale. Dhe në Dërmenas po ashtu. Asgjë spektakolare nuk ka në Novoselë e në zona të tjera të Vlorës ku, si pasojë e përmbytjeve, ka mungesa bazike, nga ushqimet tek dritat dhe uji.


Asgjë spektakolare nuk ka në Fushë-Krujë, në Bilaj, në fshatin Hasan dhe lagje të tjera, ku uji dhe balta kanë përmbytur e marrë me vete shumë pasuri dhe kursime të qytetarëve. Po, ka dy gjëra spektakolare! Spektakolare është përpjekja për ta nxjerrë këtë fatkeqësi në media e në ekrane si sukses qeveritar!
Spektakolare është braktisja e qytetarëve nga qeveria dhe lënia nën mëshirë të fatit pas asnjë ndihmë! Edi Rama duhet ta lërë propagandën e t’u zgjidhë hallet mijëra familjeve, që janë prej tre ditësh pa ujë, pa ushqime e drita! Edi Rama duhet t’i dëmshpërblejë për humbjet e pallogaritshme që kanë pësuar, pasi dimri është i gjatë dhe i papërballueshëm në këto kushte” shprehet Basha.


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot