Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, December 8, 2017

Nuk duron më banori nga Librazhdi, i vendos elbasanlliut bombën bashkë me një letër kërcënuese tek shtëpia

Një granatë dore difensive të montuar me ndezës dhe një letër kërcënuese pranë saj, janë gjetur nga një 48-vjeçar në shtëpinë  e tij në Elbasan.Sipas policisë ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku 48-vjeçari me inicialet B.L, kishte shkuar në banesën në pronësi të tij, por që nuk banonte njeri,  dhe mbi oxhak kishte gjetur granatën dhe letrën. Sipas tij mendohet se ai kishte bërë fjalë me një banorë nga LibrazhdiNuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa policia sekuestroi granatën dhe letrën në cilësinë e provës materiale dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i plotë i policisë:Sektori për aktet terroriste dhe krimet e rëndaMë datë 07.12.2017 shtetasi B.L.,48 vjeç banues në fshatin Liçaj të Njësisë Administrative Shalës Cërrik ka njoftuar Komisariatin e Policisë Cërrik se kur ka shkuar në banesën në pronësi të tij, por që nuk banonte njeri, mbi pjesën e oxhakut ka gjetur një granatë dore difensive të montuar me ndezës dhe pranë saj një letër kërcënuese. Ky shtetas së bashku me familjen e vet banon në Elbasan.Nga ana jonë janë kryer veprimet e para proceduriale dhe në cilësinë e provës materiale është sekuestruar letra dhe granata.Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kanosje" dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot