Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, December 3, 2017

Nikolla: Nesër rinis mësimi, por vetëm në këto 27 shkolla do ta kenë pushim

Pas ndërprerjes dy ditore për shkak të motit të keq, mësimi do të nisë nesër në pjesën më të madhe të shkollave të vendit.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla u shpreh sot se mësimi do rinisë të hënën, pasi parashikimet e motit dhe situata e përmbytjeve flet për një përmirësim të ndjeshëm. Nikolla tha se 27 shkolla në zonat e prekura nga përmbytjet, si Vlorë, Fier dhe Kamëz, nuk do të zhvillojnë mësim. Sipas saj, mësimi në këto shkolla do pezullohet për pesë ditë. "Si rezultat i masave të marra, është bërë e mundur që mësimi të rifillojë nesër, ditën e hënë, 4 dhjetor", tha Nikolla. "Por, numri i shkollave me probleme janë vetëm 27, ku nuk do rifillojë mësimi", shtoi ajo.

Ndër shkollat ku nuk do zhvillohet mësim nesër janë 9 shkolla në Fier, 5 në Vlorë, katër në Tiranë, tre në Dibër, dy në Kukës, dy në Pukë dhe nga një shkollë në Krujë dhe Kavajë. Ndërsa për shkollat e tjera, mësimi do të vijojë normalisht ditën e nesërme, pas pezullimit dyditor për shkak të përmbytjeve masive. Ministrja sqaron se orët e mësimit do të kompensohen. Për mësuesit e shkollave të dëmtuara, Nikolla bën apel të angazhohen në ndihmë të banorëve. 
Image result for LINDITA NIKOLLI

Shkollat ku s'do ketë mësim për 5 ditë

KUKËS - 2 shkolla, shkolla 9 vjeçare Fshat Grykë Çaji dhe shkolla Cikël i Ulët, Domoaj.

PUKË - 2 shkolla, e Mesme e Bashkuar në Iballë dhe 9-vjeçare Fierzë në Fushë Arrëz

DIBËR - 3 shkolla, Katund i Ri, Muhur, Radomirë

KRUJË - 1 shkollë, "Vesel Brama", Nikël

TIRANË - 4 Shkolla, shkolla “Gjysylkanje” në Pezë, Kopshti "Bashkim Berisha" Ndroq, shkolla "Niko Hoxha" Kamëz, dhe shkolla Dritas në Zall Herr

KAVAJË - 1 shkollë, 9 vjeçare në Golem

FIER - 9 shkolla, shkolla Lëvizja Demokratike, Povelç, Darzezë, Ferras, Xhavit Fetahu, Bishan, Boçovë, Pishë, Çerven, Rakip Kryeziu, Çlirim.

VLORË - 5 shkolla, shkolla Isamil Qemali, Novoselë, Kafil Malaj, Novoselë, Loni Mone, Novoselë, Deriba Derri, Selenicë, Sadik Zotaj,  Selenicë. 




No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot