Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, December 3, 2017

Librazhd/ “Shtëpia mu shemb o deputet, fëmijët janë në shi”, Balla: Më dëgjo mua, ja çfarë do bëjmë!

Reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet kanë sjellë problematika edhe në Librazhd. Rrëshqitja e dherave dhe e shkëmbinjve ka rrezikuar disa familje.
Pronari i një banese në Vehçan tregon: 



“U shemb e gjithë shtëpia. Ishte ora shtatë e gjysmë. Dëgjuam një zhurmë shumë të fuqishme sikur po vinin aeroplanët. Siç e sheh nuk ka mbetur gjë por urojmë Zotin që jemi gjallë. Mora gjithë fëmijët dhe dolëm jashtë. Tani jemi në shi. Edhe bagëtitë nuk kanë më strehë sepse i mbanim pranë shtëpisë. Pasi e ka dëgjuar kryefamiljarin Balla ka premtuar se “do sjellim repartin e xhenjos së ushtrisë do ta bëjmë me shpërthim të kontrolluar. Por ju nuk do të qëndroni më aty. Do merren masa për strehim deri sa të largohen gurët dhe të rregullohet shtëpia”.



Një tjetër familje lumi i ka shembur shtëpinë. E zonja e shtëpisë tregon frikën dhe ankthin që ka përjetuar kur uji mori një pjesë të banesës.
Edhe në këtë rast deputeti ka kërkuar që të evakuohet familja dhe të merren masa për sistemimin e saj.
Balla ka inspektuar edhe familje të tjera të dëmtuara nga përmbytjet.
Ja çfarë thotë Balla në profilin e tij në fb: “Paraqitet e stabilizuar situata në qarkun e Elbasanit.



Fatmirësisht niveli i lumenjve ka rënë. Shkumbini ka rënë me gati 30-40 cm, ndërsa lumi Devoll nuk paraqet rrezikshmëri për shkak se hidrocentrali i Banjës punon me kapacitet të plotë, ndërsa niveli maksimal është ende larg. Probleme në disa zona të Gramshit dhe Librazhdit u krijuan për shkak të rrëshqitjeve të dherave.

Ishim në disa familje në fshatin Vehçan, Njësia Administrative Hotolisht, ku shkëputja e disa pjesëve të shkëmbit rrezikoi disa shtëpi. Reparti i Forcave Xheniere do të angazhohet për të zgjidhur këtë situatë, por iu kërkova banorëve të mos qëndrojnë përkohësisht në këto banesa sepse jeta e tyre rrezikohet. 


Ne do të marrim masa të menjëhershme për rehabilitimin e të gjitha zonave të prekura në qark, tani që situata po fillon të stabilizohet./Infoelbasani.al


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot