Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, December 10, 2017

Librazhd/ Këngëtarët Arian Blloshmi me Vladimir Rustemi koncert në Greqi, por ata kanë dy fjalë për ju!

 Më në fund këngëtari i muzikës popullore Arian Blloshmi ka publikuar një status në Facebook i cili lajmëron se një koncert madhështor  do të zhvillohet me rastin e Krishtlindjeve në datë 24 dhjetor, ora 20:00 në Ethniki Odhos Rethimo Hana. Gjithçka e organizuar nga Kastriot Matrizi, si dhe me të ftuar special të këngëtarëve: Arian Blloshmi , Marsida Pepa, Vladimir Rustemi, Denisa Laska, Llesh Gjin Prenga.  


Këngëtari Blloshmi është shprehur për ne “Ftoi të gjithë shqiptarët e Greqisë por jo vetëm,  që të shijojnë një mbrëmje madhështore me këngëtarët më të mirë popullor. Por surprizat  nuk kanë të mbaruar edhe nga Agjencia Spektakleve Pepa që do ti zbuloni vetëm në Rethimo. Ju pres të gjithëve atje për një natë ndryshe”.

I pyetur nga gazetari rreth videoklipeve të premtuara nga Arian Blloshmi ai shprehet- “ Mund të them së do të doja ta mbaja suprizë, por jemi në regjistrimet e fundit gjithçka është gati mbetet vetëm ta shijojmë se shpejti. Transmetimi i tyre do të jetë në të gjithë televizionet shqipfolëse brenda edhe jashtë Shqipërisë”.

Këngëtari i talentuar Arian Blloshmi rreth disa muaj më parë ka  publikuar dy videoklipet e tij që patën shumë reagime dhe shumë pëlqime në të njëjtën kohë. Karriera e pasur artistike ka nisur në Greqi edhe më pas e ka vazhduar në Shqipëri kryesisht në atë të Mesme. Së shpejti vjen edhe videoklipi i shumë pritur, nga këngëtari Blloshmi./


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot