Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, December 5, 2017

Librazhd/ E pabesueshme, banesa e këtij banorit qëndron varur mbi lumë, rrëfimi i tij të befason!


Pamje të frikshme nga fshatrat e Librazhdit. Banesa e familjes Ismet Vasku qëndron e varur mbi lumin Bushtricë. Reshjet e ditëve të fundit kanë shembur një pjesë të saj ndërkohë që uji vazhdon të gërryejë themelet poshtë dhe shembja përfundimtare është çështje kohe.


Kjo familje është e përbërë nga 3 anëtarë dhe jeton në varfëri të plotë. Anëtarët e kësaj familje kanë apeluar për ndihmë që në vitin 2008 që të gjendet një vend tjetër për tu sistemuar. Por deri më sot nuk ka pasur asnjë zgjidhje. Gruaja e shtëpisë tregon se e blenë shtëpinë pesë milion e gjysmë lekë që djali të fuste kokën me shpresën se një ditë do ti ndihmonin. Nuk kishim lekë të blenim vend tjetër sepse ishim të varfër shkruan infoelbasani.al


“Në tetor 2016 shkuam në bashki ku bëmë një kërkesë për ndihmë dhe na thanë se do ju ndihmojmë. Por ende nuk ka asnjë ndihmë”. Pranë familjes kanë qenë deputeti Taulant Balla dhe kryetari i PD-së Librazhd Bujar Vreto. Balla ka premtuar se familja do të ndihmohet ndërsa Vreto ka kërkuar që kjo ndihmë të mos vonojë por të jepet sa më parë.



No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot