Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, December 8, 2017

Krim horror, nëna vret vajzën 2 vjeçe dhe djalin 5-vjeçar

Një krim horror ka ndodhur në Itali, ku një grua ka vrarë dy fëmijët e saj në moshë fare të mitur. Antonella Barbieri, 39 vjeçe, akuzohet për vrasjen e vajzës Kim 2 vjeçe dhe të djalit Lorenzo Zeus, 5 vjeç, ndërsa më pas tentoi vetëvrasjen.
Ngjarja shokuese u shënua në orët e vona të së enjtes, ku gruaja u dërgua për mjekim në spitalin e Reggio Emilia, por ka refuzuar kurat.
Nga hetimet paraprake rezultoi se gruaja vuante nga probleme psikike, ndërsa vajzën e vrau në mesditë duke i zënë frymën me jashtë, ku e la të mbuluar me batanije në shtëpinë e saj në Suzzara, ku jetonte me të shoqin Andrea Benatti.
Më pas, me një thikë kuzhine në dorë, doli bashkë me të birin Lorenzo Zeus dhe shkoi buzë lumit në zonën e Fogarino, ku vrau djalin, shkruan noa.al.
Pas kësaj qëlloi dhe veten me thikë në bark, ku djali i vdekur dhe gruaja e gjakosur u gjet nga një bari./

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot