Pjesa më e madhe e
qarkut të Shkodrës është përfshirë nga reshje dëbore dhe për pasojë janë
bllokuar disa akse malore.
Rreth 300 familje janë
izoluar totalisht në Dukagjin nga Mali Shoshit deri në Qafë Thore nga reshjet e
borës. Ata bëjnë thirrje për
ndihmë sepse ndodhen në kushte të vështira duke qenë se nuk ka as mjek. Situata
është alarmante dhe kërkohet ndërhyrja urgjente e institucioneve.
Të dy rrugët që lidhin
Shkodrën me Dukagjinin janë bllokuar. Në aksin Qafë Thore- Theth ka rreth 60
centimetra borë dhe nuk mund të kalohet as me mjete me zinxhir dhe as në këmbë. Po ashtu në aksin Breg
Lumi- Mali i Shoshit ka rreth 40 centimetra borë dhe është bllokuar. Nuk ka energji
elektrike në fshatrat e Njësive Shosh, Shalë, Theth dhe Pult, sepse ka këputje
të linjave nga era. Energjia elektrike mungon edhe në fshatin Shllak.
Bashkia Pukë –Fushë
Arrës
Akset rrugore Pukë-
Fushë-Arrëz, nuk ka problem. Qafe-Mali – Qafa Shllak ka 10-15 cm borë e
kalueshme me zinxhirë, po punohet me borë pastruese.
Segmenti Dardhe-Miliska
e deri ne Fierzë tek qendra e NJA, akset rrugore deri tani nuk kane asnjë
problem.
No comments:
Post a Comment