Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, December 3, 2017

Elbasan/ Hynë fshehurazi në shkollë, por mësuesit ngelën me gisht në gojë, ja çfarë ka ndodhur!

“Hakmarrje” e veçantë ndaj mësuesve dhe vajzave që nuk ia varin...Pastrues dhe mësues në Shkollën e Bashkuar Mollas vunë re se njëra dritare në katin e parë ishte e hapur. Menjëherë u njoftua policia Cërrik pasi u mendua për një grabitje.

Në vendngjarje mbërritën policia dhe ekspertët dhe u konstatua se nuk kishte vjedhje materiale apo dëmtime të regjistrave të nxënësve, por me veprime rrugaçërie.

Dërrasa e zezë dhe disa fletë të hedhura nëpër klasa e korridore, nxirrnin në pah fyerje dhe ngacmime ndaj nxënësve, sidomos ndaj vajzave. Sipas të dhënave, një veprim i tillë ka ndodhur edhe më parë.

Grupi hetimor ngarkoi me përgjegjësi drejtorinë e shkollës e cila nuk kontrollon dyert dhe dritaret pas përfundimit të mësimit. Infoelbasani.al


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot