Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, December 3, 2017

Edukatorja nga Librazhdi dhunoi barbarisht fëmijën, por dëshmia e saj është qesharake

 Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 muaj e 20 ditë burg ish-edukatoren e një kopshti privat në kryeqytet, të kallëzuar për dhunë ndaj fëmijëve gjatë ushtrimit të detyrës.
E pandehura Denida Rexhepi është deklaruar fajtore për akuzën e “keqtrajtimit të të miturve”.
Ajo u kallëzua në qershor të vitit 2017 nga dy prej prindërve të fëmijëve. Ata konstatuan veprimet e edukatores nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë së kopshtit pranë rrugës “Nikolla Lena”, të përdorura edhe si provë në gjykim.
Gjatë hetimit dhe gjykimit ish-edukatorja ka mbajtur qëndrim mohues për akuzën. Ajo ka pretenduar se i ka tërhequr vëmendjen të miturve, por nuk ka ushtruar dhunë ndaj tyre.
Rexhepi ka kundërshtuar dënimin në Gjykatën e Apelit ku kërkon deklarimin e pafajshëm të saj. Denida Rexhepi ka studiuar 3 vite në universitetin e Elbasanit në fakultetin e Shkencave Humane.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot