Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, December 3, 2017

Drejtonte makinën i dehur, aksident tragjik në Durrës, shikoni çfarë ka ndodhur!

 Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Vllazërimi", Kënetë, ku Arben Maxhaku duke drejtuar mjetin tip Benz Autobuz ka goditur nga mbrapa mjetin tip Peugeot me drejtuese shtetasen K.A., 26 vjeçe, banuese në Durrës.
Për pasojë shtetasia K.A., ka mbetur e plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka arrestuar Arben Maxhakun 46 vjeç, banues në Durrës, i cili gjatë kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se ishte në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi automjeteve në mënyrë të parregullt”.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot