Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, December 4, 2017

Del bilanci i parë i përmbytjeve, Rama flet për fazën e dytë: Vetëm këto familje do të dëmshpërblehen

Kryeministri Rama ka theksuar nga mbledhja e Komitetit të mënaxhimit të emergjencave se “ka mbaruar emergjenca e motit dhe ka nisur faza e dytë: Reagimi ndaj pasojave në çdo aspekt!”.

rama


Ne nisje te fjales, Sandër Lleshi theksoi se jane 10226 hektar të përmbytur, nderkohe qe mbi 500 hektarë tokë kanë prani uji. “27 shkolla nuk do të fillojnë dot mësimi siç u tha dhe nga ministria e Arsimit. Është bërë një vlerësim paraprak për infrastrukturën e dëmtuar. Rezulton kjo pasqyrë paraprake. Janë gati 65 ura të dëmtuara., të cilat janë në një situatë kritike. Disa përfundime paraprake. Faza a e parë është shpëtim i jetës njerëzore është fazë e përcaktuar”- tha ai.

RamaKryeministri Rama theksoi se pas kesaj mbetet puna per fazen e dyte te operacionit, ku nje pjese e rendesishme jane edhe demshperblimet, qe sipas Rames do te perballohen nga buxheti, ashtu si u be edhe me pare.“Tani është momenti për të cuar para fazën e dytë, atë të kapërcimit të pasojave në radhë të parë për familjet e prekura dhe sigurisht edhe për ato pjesë të infrastrukturës që janë jetike për lëvizshmërinë dhe garantimin e vazhdimit të jetës normale. Fakti i shembjes së një numri të konsiderueshëm urash flet qartë për potencialin katastrifal të situatës nëse shumë investime mbrojtëse nuk do të ishin bërë në këto dy vjet, por e kemi parë se ka pika të dobëta ku duhet ndërhyrë me përparësi”- tha Rama.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot