Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, December 7, 2017

Banorët e përmbytur: "Nuk duam bukë për vete, na sillni ushqim për bagëtitë po ngordhin"

Agron Hyka, një nga banorët e 400 familjeve në fshatin Hoxharë e prekur ditët e fundit nga përmbytjet.Ai qëndron prej disa ditësh në ujë në mbrojtje të vathës së bagëtive, e cila është pasuria e tij.Ai madje nuk u afrua të jepte një intervistë për kamerën e Ora Neës ndërsa zgjodhi të zhvillojë një bisedë me telefon.Fermeri: Erdhën dje ata të ushtrisë. Ne nuk kemi ku t’i çojmë bagëtitë nëpër fshat po ngordhin një nga një.Me bagëtitë mbajnë frymën gjallë ndaj apelin për ndihmë e përcjellin me fjalë të ndera.Banorë: Malli është si puna e fëmijës. Ai shikon çfarë do t’i hedhësh. Nuk i jep dot as makarona as oriz.-Për veten tonë do të marrim 5 kile makarona, por malli (kafsha) s’di të hajë. Unë tre lopë kam, po të më ngordhin ato unë s’kam me se të rrojë.Hoxhara është një fshati 8 km larg Fierit dhe ndryshe nga të tjerët, ata kërkojnë vetëm bazë ushqimore për kafshët.Përmbytjet thonë se u kanë shkatërruar rezervën ushqimore që kishin krijuar për dimrin.


Banor: Nuk kërkojmë asgjë veç bazës ushqimore për kafshët. Po na ngordhin bagëtitë.Veç bazës ushqimore që kishin gati, uji u ka dëmtuar edhe tokat e mbjella, ndaj pasojat do të jenë afatgjata.Banorë: Tokat na janë prishur fare nga kripa zero se zero e kishim. Plugoje, prodhime nuk ka më.Dëmet nga përmbytjet janë 20 hektarë mera që kishim.Nëse ndihma do të vijë, banorët e Hoxharës kanë një porosi.Banor: Vijnë dhe i ndajnë cepave./


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot