Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, November 6, 2017

Shehi: Tahiri i zhytur deri në fyt, Rama s’mund të bëjë të paditurin

Shehi: Tahiri i zhytur deri në fyt, Rama s’mund të bëjë të paditurin


Opozita ka paralajmmruar një aksion opozitar kundër qeverisë, me objektiv kryesor rrëzimin e kryeministrit Rama.

Dashamir Shehi, deputet i Partisë Demokratike dhe kryetar  i LZHK deklaroi në Tonight Ora News se priten zhvillime të reja pasi shteti është shkëmoqur dhe nuk mund të vazhdohet më kështu.
Analizën ai e lidh edhe me çështjen Tahiri, duke shtuar se mbi Ministrin e Brendshëm është vetëm Kryeministri dhe ky i fundit nuk mund të bëjë më rolin e të paditurit përballë implikimit të Tahirit në ngjarjet e fundit të bëra publike.
"Nuk po ndodh asgjë e jashtëzakonshme nga ajo që kishim paralajmëruar më parë, patëm paralajëmruar që këtu është kanabizuar vendi, droga po merret dhe me politikën, nuk është më çështje kriminale. Përvese çështje shoqërore është bërë dhe politike. Njerëzit e krimit kanë pasur një akses kaq të madh në procesin zgjedhor, deformimin e politikës shqiptare, manipulimin e saj. 
Këto po dalin hap pas hapi, përzierja e qeverisë.Përtej Ministrit të Brendshëm nuk ka më ku të shkojë. Ai është Ministri për të kontrolluar krimin dhe shohim se përditë del nga një gjë që ky është i përzier deri në fyt me këtë punë. Mbi këtë qëndron vetëm Rama, shqiptarët e kuptojnë që nuk mund të bëjë më pjesën e budallait, sikur nuk e dinte që ka ndodhur. Shqiptarët mirë, keq, kanë mësuar diçka.
Presim që të ketë zhvillime të reja, nuk janë ndonjë gjë pozitive këto zhvillime të reja. Po shkërmoqet shteti shqiptar.Do na duhen vite të rindërtojmë një imazh tjetër, por nuk kemi çfarë ti bëjmë. Do kalojmë nëpër këtë rrugë ose shteti do të groposet në mënyrë definitive. Do shkojmë, do të rezistojmë kundër të keqes me të gjithë mjetet e mundshme", tha ai.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot