Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, November 2, 2017

Përrenjas/ Kryetarja e bashkisë së LSI-së, Miranda Rira, bashkohet me Edi Ramën, ja pse



Kryebashkiakja e LSI-së së Përrenjasit, Miranda Rira mbështet Edi Ramën. Gjithçka ka lidhje me shkarkimin e prefektëve. Ja çfarë shkruan Miranda Rira në profilin e saj:

Shkarkimi nga detyra i ish-prefektit te Elbasanit, Z. Ardit Demiri, eshte nje lajm i mire per 33.000 banoret e bashkise Prrenjas.
Edhe mua personalisht, me vjen mire qe Kryeministri e mbajti fjalen per te hequr parazitet dhe agallaret nga ky funksion kaq esencial sidomos tani gjate amalgamimit te decetralizimit dhe reformes administrativo-territoriale.

Prej disa muajsh qytetaret e bashkise Prrenjas jane perballur me nje situate te jashtezakonshme me mbetjet urbane, pasi firma e kontraktuar nga ish kryetari i bashkise ka mbaruar kontraten e vet ne Prill te ketij viti.

Ne keto kushte, Keshilli bashkiak i bashkise Prrenjas ka kaluar me shumice te cilesuar votash (11 nga 21) projekt-vendimin per kontraktimin e nje firme te re per mbetjet urbane, gje e cila eshte buxhetuar edhe ne buxhetin e vitit 2017, por ne te gjitha rastet ish Prefekti nuk ka miratuar aktet e keshillit bashkiak, duke bere politike me vendin e tij te punes, duke bllokuar me cdo kusht Vendimet e keshillit bashkiak te bashkise Prrenjas dhe duke penguar Znj. Miranda Rira ne vendimarrjen e saj publike per t’ju sherbyer qytetareve ashtu siç e parashikon ligji.

Duke qene se Kryetarja eshte propozuar nga subjektit LSI ne krye te kesaj bashkie dhe Z. Demiri ishte kryetar i PS se qytetit te Elbasanit, vendimet e keshillit bashkiak Prrenjas dhe vullneti i qytetareve te kesaj bashkie, jane trajtuar sipas subjektivizmit te ish- prefektit.


Nese shohim njeren nga pergjigjet absurde te kthimit te aktit te keshillit bashkiak thuhet se: “ Keshilli bashkiak para se ta shqyrtonte kete ceshtje, duhet te bente degjesa publike ne komunitet”!! Pra, Kryetarja dhe keshilli duhet te dalin te pyesin qytetaret: Doni t’ju pastrojme plehrat qe po ju mbysin apo jo??!! Ligji i qeverisjes vendore, eshte i qarte se degjesat publike jane te detyrueshme vetem per buxhetin dhe taksat e qytetareve, sepse ne te gjitha rastet e tjera ato njihen si sherbime ndaj qytetareve. Reforma territoriale ne thelbin e vet ka sherbimin me te shpejte ndaj qytetareve.
Nje prefekt i tille minon gjithe keto perpjekje popullore dhe hedh ne ere miliona euro qe BE dhe partneret tane po shpenzojne per reformen. Sherbimi me i mire, nuk eshte sherbimi ndaj partise por ndaj qytetareve. Jam shpreseplote qe Prefekti i ri , Z. Maksim Malaj me nivelin e larte intelektual, me maturine dhe profesionalizmin qe e karakterizon do te kete nje qasje teresisht bashkepunuese dhe plotesisht ligjore, duke trajtuar shtate Kryetaret e bashkive te qarkut te Elbasanit njesoj, dhe jo sipas tekave te tij politike.




No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot