Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, November 4, 2017

Patentat e Tahirit, reagon për herë të parë mazhoranca

Patentat e Tahirit, reagon për herë të parë mazhoranca

Taulant Balla kreu i grupit parlamentar i PS-së i përgjigjet akuzave të kreut të opozitës Basha në lidhje me sekuestrimin e 800 mijë eurove nga policia në Elbasan dhe gjetjen e patentave të ish- ministrit Saimir Tahiri në makinën e biznesmenit të arrestuar Orest Sota.

Balla shkruan se kreu demokrat prej tre ditësh nuk flet për kryebashkiakun demokrat të dënuar për vjedhje.

“Është shumë e qartë për të gjithë pse Lulzim Basha po mundohet të sillet si polic, prokuror apo gazetar. Sepse Lulzim Basha nuk bën dot detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike.
 Agron Kapllanaj është dënuar me 2 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes”, por Kryetari Basha nuk jep asnjë përgjigje dhe nuk merr asnjë përgjegjësi për këtë.

Kryetari i Partisë së Agron Kapllanajt flet edhe 10 herë në ditë për të tjerët, për krimin dhe të inkriminuarit, por ka 3 ditë që nuk flet për të dënuarin për “vjedhje”, të cilin Basha e mbrojti duke shkelur Ligjin në KQZ”, shkruan Balla. 



No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot