
Drejtori i gjimnazit “25 Maji” në Tuz të Malit të Zi, ka marrë vendim të përjashtojë 12 nxënës dhe të dënojë 22 tjerë.
Këtij vendimi i ka prirë rrahja masive, në të cilën kanë marrë pjesë nxënësit shqiptarë dhe ata malazez gjatë muajit të kaluar.
Rrahja e parë e nxënësve ka ndodhur më 17 tetor, kurse tjetra me 18. Pamjet e dy rrahjeve janë publikuar në rrjetet sociale, dhe në to shihet rrahja masive e gjimnazistëve të cilën e ndiqnin nga afër nxënësit tjerë të cilët bënin “tifo” dhe brohorisnin.
Banorët e Tuzit kanë deklaruar se kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë në këtë gjimnaz, pasi rrënjët e problemit datojnë shumë vite më parë.
Vetëm pse shikohen me sy të këqij ndodhin rrahje, madje ka edhe kërcënime për vrasje duke mbajtur shkopinj bejsbolli dhe mjete të mprehta.
Prindërit e nxënësve frikësohen për sigurinë e fëmijëve të tyre, duke u bërë thirrje personave kompetent, por edhe shtetit që urgjentisht të ndërmarrin masa për të ndaluar një fenomen të tillë.
Drejtoresha e gjimnazit, Miliana Daboviq ka deklaruar se gjithçka është ndërmarrë bazuar në ligj, duke marrë parasysh interesat e të gjithë nxënësve dhe të punësuarve në shkollë.
No comments:
Post a Comment