Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, November 7, 2017

Një nga arsyet se përse mjekësia shqiptare është e korruptuar... ja sa paguhen infermierët

Një nga arsyet se përse mjekësia shqiptare është e korruptuar... ja sa paguhen infermierët

Emisioni BOOM denoncoi mbrëmjen e sotme premtimin e pambajtur të qeverisë për rritjen e pagave të infermierëve për 2017.

Nga verifikimi i BOOM në disa pavione të QSUT nga rritja e premtuar që do të hynte në fuqi nga 1 marsi i këtij viti kanë përfituar vetëm ata infermierë që janë me master, duhet thënë që numri i tyre është modest, ndërsa ata me bachelor që janë dhe shumica, nuk kanë pasur asnjë rritje. Paradoksi më i madh është se nga rritjet e pagave, disa sanitarë paguhen aktualisht më shumë se infermierët në QSUT.
Kryeministri Rama pati premtuar se duke filluar nga 1 marsi i 2017, do të rriten pagat në sistemin e shëndetësisë, për mjekët, infermierët dhe sanitarët.
Rama për rritjen e pagave në shëndetësi
Edi Rama: "Infermierët sot marrin 390, nga 1 marsi 2017 do të marrin 450 mijë lekë në muaj.Rroga e infermiereve rritet në përqindje dhe për gjithë pjesën nën infermieret, që janë sanitaret etj, etj, rritet me 35 përqind.
Infermierja në një takim në Korçë i ankohet Ramës: “Problemi që dua të ngre në plan të parë është rritja e pagave.Kemi mbetur të zhgënjyer sepse ne u ndamë në dy kategori. Kategoria e parë që ishim bachelor dhe kategoria e dytë që u quajtën me programim të plotë. Dhe ne që ishim bachelor kemi një diferencë shumë të madhe në page”.
Ndërhyn Rama: Më fal, juve ju rrit paga apo jo?
Infermierja: Jo. Ne na është ulur paga sepse kemi vajtur pranë drejtorisë dhe ne të bachelorit na është ulur paga me 10 mijë lekë të vjetra gjithmonë. Po, është e vërtetë dhe punonjësit e administratës së spitalit na thanë që kjo çështje, nuk është këtu, por është lart në qeveri.Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Kryeministri. Ne si infermier punojmë me tre turne. Dhe në ditë feste dhe në ditë pushimi. Për këto ditë feste dhe ditë pushimi ne na jepet vetëm një ditë pushimi dhe asnjë gjë. Ne nuk gëzojmë me familjet tona të dielën, të shtunën , ditët e festave dhe për këtë nuk është e mjaftueshme kjo ditë pushimi.
Arben Ahmetaj: Në numër total janë 18450 mjek dhe infermierë, të cilët përfitojnë rritje page, nga të cilët 13 765 janë infermierë.
Infermierët që paguhen më pak se sanitarët
Emisioni BOOM pyeti në lidhje me rritjen e pagave të infermierëve në disa spitale në QSUT, por infermierët thonë që pagat i ishin rritur vetëm dy muaj para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve i ishin mbajtur përsëri ato që i ishin dhënë.
Vetëm ata me diplomë të nivelit të dytë, pra mastera profesionale dhe shkencor, kanë përfituar rritje, thonë infermierët e QSUT.
Pra duhet të kesh master shkencor për t`u rritur paga, ndërkohë që shumë pak profesionistë ka me këtë nivel shkollimi.
Infermierët thonë gjithashtu se tani u kanë hequr rritjen e aplikuar për disa muaj, duke u thënë se i kanë përllogaritur gabim.
Paradoksi më i madh është se nga rritjet e pagave, disa sanitarë paguhen aktualisht më shumë se infermierët në QSUT.
Rasti i Parë
Infermieri: Neve që kemi bachelorin në mars, prill, maj, u rrit 30 mijë lekë. Gusht, shtator, tetor, u morën 40 mijë lekë. Sa është rritja?
Gazetarja: Minus 10 mijë lekë domethënë. Po tani, në vazhdim, si është?
Infermieri: Në vazhdim është siç i kemi pas para se të rriteshin.
Rasti i Dytë
Infermierja: Ato që i shtuan, i morën. Unë nuk kam përfituar se unë jam me shkollë të mesme. Edhe e shtuan 20 mijë lekshen edhe e mbajtën prapë.
Gazetarja: Pra ju nuk jeni një nga përfituesit?
Infermierja: Jo shpirt. Shkoi 350, shkoi 370, tani jam duke marrë 315.
Gazetarja: Pra ju merrni njësoj sa keni marrë më përpara tani?
Infermierja: Njësoj.
Gazetarja: Për sa muaj e morët atë 20 mijë lekshin?
Infermierja: Qyqa, sa qe fushata mi. Qe fushata, kur qe, tha ai , do shtojmë, do shtojmë rrogën dhe mori qeverinë, dhe e hoqi.

Rasti i Katërt
Gazetarja: Sa ju rrit rroga, keni pasur rritje , infermieret, sanitaret?
Infermierja: Unë e di që një 22 mijë leksh, dhe u hoq prapë ai.
Gazetarja: U hoq prapë?
Infermierja: Po, se kemi më atë.
Gazetarja: Po për sa kohë ju rrit juve paga?
Infermierja: As dy muaj jo.
Gazetarja: Ti e ke arsimin e lartë?
Infermierja: Po.
Gazetarja: Po masterin?
Infermierja: Jo, master jo.
Rasti i Pestë
Infermieri: Nëse ke master shkencor, mesa di, sepse unë kam dorëzuar vërtetimin pak me vonesë, dhe akoma nuk e kam marrë pagën, por e di që 30%.
Gazetarja: Nëse ke master shkencor.
Infermieri: Po.

Rasti i Gjashtë
Gazetarja: Ka raste që sanitarja merr më shumë se infermierja?
Infermierja: Po, po e vërtetë është.
Gazetarja: Që një sanitar merr më shumë se një infermier, me këtë rritjen e fundit?
Infermierja: Po, bravo, të lumtë. Ja kjo është. Unë u habita. Ajo të dali baraz me mua.



Rasti i Shtatë
Gazetarja: Pra ju nuk jeni një nga përfituesit?
Infermierja: Jo shpirt. Shkoi 350, shkoi 370, tani jam duke marrë 315.
Sanitarja: 300 kam marrë unë.
Gazetarja: Po tani sa merr?
Sanitarja: Tani marrë 350.



Infermierë me 25 pacientë turni dytë dhe i tretë
Pra, një sanitare me rritjen e fundit merr 350 mijë lekë, ndërsa infermierja e cila për pak vite dilte në pension, 315 mijë lekë. Por sa e justifikon kjo pagë punën e tyre të vështirë?
Mjafton të nënvizojmë faktin se infermierët përballen me fluks të madh pacientësh, punë orar e pa orar, deri edhe te ndërrimi i pacientëve që nuk kryejnë dot nevojat e tyre personale.
Rasti i Parë
Gazetarja: Sa infermiere punoni në pavion?
Infermierja: Turni i dytë, turni i tretë, unë jam vetëm për shembull.
Gazetarja: Po sa veta janë pacientë që ti duhet t`i shërbesh gjatë natës?
Infermierja: Mund të jenë edhe 25, sa ç`ka shtretër.
Gazetarja: 25 veta me një infermier?
Infermierja: Po, një infermier .
Gazetarja: Si i përballoni? Po si i bëni terapitë ju, oraret e terapive? Ndërkohë kur i bën terapinë e mëngjesit ti 25 vetave, kur ja nis për shembull terapinë?
Infermierja: Ja nis që në 04:00, në 04:00 që të arrij.
Gazetarja: I bën që në 04:00 të mëngjesit deri në 07:00, domethënë ti bën 25 veta?
Infermierja: Deri në 06:00 që të arrij atë, se si terapi është e 06:00 ajo gjasme, po s`arrin me 25 të sëmurë. Dhe nuk është se kanë nga 1 serum. Mund të ketë tre katër serume njëri.



Rasti i DytëGazetarja: Sa infermiere për shembull punoni ju në një pavion?
Infermierja: Ja unë për shembull, e kemi kështu. Nga dy punojmë, turni i tretë vetëm.
Gazetarja: Një person është turn i tretë? Një infermier?
Infermierja: Dhe sanitarja.
Gazetarja: Sa veta ka për shembull një turn, për t`u kuruar gjatë natës?
Infermierja: Sa të sëmurë? Ashtu ka, 25.
Gazetarja: 25 të sëmurë!
Infermierja: 25 me një infermiere.
Gazetarja: Me një infermire?! Po terapitë, çfarë ore i nisni terapitë?
Infermierja: Ashtu shpejt i nisim neve.
Gazetarja: Ç`a ore i nisni?
Infermierja: Pa vajtur ora 5 e mëngjesit. Mbarojnë nga ora 7.
Gazetarja: Po si rregull kur duhet t`i nisni?
Infermierja: Po ashtu i nis gjysmë ore para, gjysmë ore mbrapa. Nuk bëhet terapia me aq, mund të kesh 20 serume.
Gazetarja: Nuk del koha thua?
Infermierja: Nga ajo i çojmë (nga gjumi) para.
Rasti i Tretë
Gazetarja: Për të ndërruar të sëmurët kush e bën, sanitarja apo infermierja?
Infermierja: Në fakt, sanitarja nuk e prek të sëmurin.
Gazetarja: Juve duhet ta bëni edhe këtë punë?
Infermierja: Po, po.
Rasti i Katërt
Sanitarja: Çfarë pune bëjmë ne?
Gazetarja: E, tamam , tamam pastrimin ose…
Sanitarja: Bëjmë pastrimin , lajmë xhamat, lajmë dyert, lajmë banjot, mbledhim plehërat, lajmë koshat, lajmë lavamanet.
Gazetarja: Qartë, këtë keni ju. Pra ju nuk keni për shembull, ndërrim pacienti ose….ë?
Sanitarja: Ka raste që i bëjmë dhe ne.
Gazetarja: Po kush e ka në kompetencë ta bëj?
Sanitarja: E ka infermierja. Është me ligj.



Urdhri i Infermierëve: Problemet duhen sqaruar, shumica e infermierëve të Shqipërisë janë profesionistë 
Në lidhje me rritjen e pagave të infermierëve, BOOM intervistoi dhe Presidentin e Urdhrit të Infermierëve të Shqipërisë, Sabri Skënderi, i cili thotë se këto ankesa kanë shkuar dhe atje nga grupe infermierësh dhe e pranoi faktin se me rritjen e fundit të pagave që u bë në mars 2017, ka sanitare që paguhen më shumë se infermieret, të cilat janë me shkollë të lartë, sistemin tre vjeçar bachelor.
Sabri Skënderi: Ekziston ky problem që thoni ju. Edhe këtu te ne kanë ardhur grupe infermierësh. Ka një problem të tillë. Në fillim, në disa institucione u bë përllogaritja me përqindjen e përcaktuar nga qeveria për rritjen e pagave të infermierëve. Më pas vendimi është sqaruar dhe vendimi ka ardhur i ndarë sipas kategorive të shkollimit të infermierëve. Pra ka pasur një nivel shumë pak rritje tek këta me arsim të mesëm, më pak rritje për ata që ishin me bachelor, dhe pak më shumë rritje për masterin profesional dhe më shumë më shumë për masterin shkencor.Te infermierët ne kemi akoma në sistem, formimet e ndryshme, shkollime të ndryshme dhe detyrimisht kur bëhen studime të tilla për nivelin e pagave do lindin dhe këto probleme, por unë mendoj që këto duhet të sqarohen. Disa duhet të sqarohen mirë edhe nga Ministria e Arsimit, pasi një grup infermieresh thonë që ne që bëmë 3 vjet e gjysmë shkollën e lartë infermieri, kur kërkuam të vazhdonin për master na thoshin jo, ju nuk ju duhet masteri, se e keni të barasvlefshëm shkollën e bërë me masterin që bëhet tani. Kurse tani ka lindur një problem që atyre ju duhen tre muaj shkollë që të plotësohet një afat që të jetë i barasvlefshëm me masterin. 
Ne jemi për këtë që masteri shkencor duhet vlerësuar.Ministria e Shëndetësisë përkrah kërkimin shkencor, por nuk është ajo që duhet të bëj vlerësimin më të madh. Këta me master, doktoratura, tituj të tjerë janë një grup njerëzish.Nuk është kusht që të jenë gjithë infermirët e Shqipërisë. Infermierët e Shqipërisë në masën më të madhe janë profesionistë dhe të drejtën e profesionit ju a jep niveli bachelor dhe duke qenë të tillë këta janë masa më e madhe. Misioni i Ministrisë së Shëndetësisë do të ishte mbështetja e këtyre punonjësve të cilët realizojnë atë mision që ka Ministria e Shëndetësisë, kujdesin shëndetësor dhe infermieror të gjithë popullatës. Dhe tani një infermiere që nuk ka masterin profesional, ose masterin shkencor dhe që ka dhe më pak vite, merr ndonjëherë baraz ose edhe më pak se një sanitare që ka shumë vite punë.
Kështu u pranua edhe nga ana e Presidentit të Urdhrit të Infermierëve, Sabri Skënderi, se më shumë nga kjo rritje marrin sanitaret se infermierët edhe pse puna e këtyre të fundit është një punë që kërkon shkollim, profesionalizëm dhe humanizëm, e që kalon përmes shumë vështirësive. Këta janë infermierët shqiptarë, gjysma e të cilëve pikërisht nga ky vlerësim kanë shkuar në Gjermani, ashtu si dhe mjekët dhe që rrezikojnë seriozisht shërbimin shëndetësor në vendin tonë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në tetor 2017 premtoi se mjekët dhe infermierët do të kenë rritje rroge deri në 40% në fund të mandatit.
“Ashtu siç ishte rritja e pagave për mjekët dhe infermierët në vitin 2017 me 10%, ashtu është parashikuar të ketë rritje page deri në 40% në fund të mandatit, pra në vitin 2021”, tha Ministrja e ftuar në një intervistë televizive. Premtimet vazhdojnë…
Infermieret dhe sapunin e blejnë vetë se është mungesë
15 tetori ka qenë dhe dita botërore e larjes së duarve. Dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Amerikë, 1 në 20 persona kalon të pakten një infeksion gjatë një viti, ndërsa spitalet llogarisin 1.7 milion infeksione dhe 99.000 vdekje çdo vit. Pra shikoni sa të rrezikuar janë këta punonjës që çdo ditë punojnë në praninë e mikrobeve apo infeksioneve.
Kështu, thotë dhe shprehja amerikane:
"Lani duart rregullisht dhe mos harroni të luteni, sepse vetëm mikrobet dhe Zotin i kemi afër gjithmonë".
Kulmi arrin te spitali Infektiv ku kudo nëpër korridore ke të ngjitura letrat lani duart, kujdes lani duart, por prej disa muajsh dhe sapuni është në mungesë aty, ku infermieret e blejnë vetë edhe sapunin për të larë duart, që me rregull, ju duhet nga një sapun në ditë, pasi pas çdo prekje apo injeksioni, ato duhet të lajnë duart, ky është rregulli numër një, pasi në spitalin infektiv, ke të bësh me të sëmurë, më hepatit, me sida e shumë sëmundje të tjera të transmetueshme.
Gazetarja: A mund t`i laj pak duart këtu unë?Keni ujë këtu?
Infermierja: Ne ujë s`kemi po unë kam një bidon që kemi mbushur.
Gazetarja: Pse s`ka ujë këtu?
Infermierja: Jo, na njoftuan sot.Nuk ka.
Infermierja: Laj me sapun, se është sapuni ynë.
Gazetarja: Sapunin besoj ju a sjell drejtoria apo jo?
Infermierja: Sapunin e blejmë vetë ne.
Gazetarja: As sapun nuk merrni, këtu duhen larë duart 20 herë në ditë?
Infermierja: 20 herë në ditë. Dorezat, laji, blejmë këto vetë kështu.
Gazetarja: Blini sapun vetë, pse s`keni vërtetë mi?
Infermierja: S`ka pas. Ka pas mungesë këto kohë.
Gazetarja: Ka pas mungesë sapuni?
Infermierja: S`ka prurë Rrogozhina.
Gazetarja: S`ka prodhuar Rrogozhina ë? Faleminderit, punë të mbarë.
Infermierja: Mirup
afshim. 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot