Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, November 6, 2017

Librazhd/ Ariu ngec në kurthin me tela dhe leqe. Por më e bukura ndodhi më pas (FOTO)



Një tjetër ari i murrmë ka rënë në grackën e leqeve dhe rrjetës me tela të ngritur nga banorët e zonës në Librazhd.
Dy net më parë një ari i murrmë ndeci gjatë natës në telat e një gardhi që ishte rrethuar një arë me misër në fshatin Zdrajzh, transmeton infoelbasani.al.
Banorët e fshatit nuk e vranë ariun, por njoftuan Administratën e Zonave të Mbrojtura e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes.
Për shkak të telave, ariu kishte ngecur e nuk mund të shpëtonte dot. Ndaj u njoftua agjencia e specializuar “Four Paës” e cila dha ndihmën e nevojshme.
Drejtori i AdZM, Fatmir Brazhda u shpreh se “është hera e tretë që shpëtohen arinj që bien në leqe dhe kurthet me tela të ngritura nga banorët apo edhe nga gjuetarët. Rasti më i fundit ishte dy netë më parë kur një ari i murrmë ngeci në telat e një pacele me misër. Sapo morëm njoftimin shkuam në vendngjarje dhe njoftuam “Four Paës”.  Me anë të anestezisë u arrit që të afohemi tek ariu, të këpusim telat, ta mjekojmë dhe ta lëmë atë të lirë”.
AdZM në Elbasan ka bërë një punë të shkëlqyer në mbrojtjen dhe shtimin e kafshëve të egra në Parkun Kombëtar të Shebenik jabllanicës dhe në të gjithë territorin me pyje që ajo mbulon.





No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot