Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, November 2, 2017

Korçë/ Zbulohet punishtja e tmerrshme, falsifikohej vaji ushqimor, pranga të dënuarit



Policia e Korçës ka zbuluar një punishte ku falsifikohej vaji ushqimor, mijëra litra vaj ushqimor, të cilave iu viheshin etiketa si mall grek dhe i ka vënë prangat, pronarit të saj, një person i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Pamjet e publikuara nga Policia tregojnë kushtet në të cilat ky vaj pa origjinë, ambalazhohej dhe u shitej qytetarëve.

NJOFTIMI I POLICISE

Kapet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia në Korçë, pronari i një punishteje në të cilën prodhonte, ambalazhonte me etiketa në gjuhën greke dhe shiste vaj ushqimor në mënyrë të paligjshme, një pjesë e sasisë së të cilit dyshohet të jetë mall kontrabandë.

Nga operacioni i koduar “ALKIS” u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. F., 48 vjeç, banues në Korçë, i dënuar në vitin 2010 për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Arrestimi i tij u bë pasi nga informacione të siguruara në rrugë policore si dhe gjatë kontrollit të ushtruar, në punishten e këtij shtetasi në lagjen nr 10 në Korçë u gjetën dhe sekuestruan:

5 depozita metalike dhe plastike të përmasave të ndryshme,

1300 litra vaj ushqimor me mbishkrime greke i dyshuar si kontrabandë,

1500 etiketa në gjuhën greke me mbishkrime të ndryshme,

494 kuti metalike dhe plastike të kapaciteteve 0.25, 0.5, tre, pesë dhe dhjetë litroshe me mbishkrim në gjuhën greke “Extra virgin Olive Oil” dhe “Olive Oil”,

1180 shishe e bidona plastikë dhe metalikë, 0.5, tre, pesë dhe dhjetë litroshe me mbishkrime greke, si dhe 17 fuçi plastike bosh 60 litroshe.

Nga hetimet dhe verifikimet e kryera në lidhje me këtë rast dyshohet se këtë punishte shtetasi i mësipërm e përdorte për prodhimin dhe ambalazhimin e vajit ushqimor në mënyrë të paligjshme, duke përdorur etiketa në gjuhën greke me mbishkrime të ndryshme me qëllim shitjen etij në tregun vendas.

Gjithashtu një pjesë e sasisë së vajit të sekuestruar, dyshohet të jetë mall kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industrial”, “Fshehja e të ardhurave”. 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot