Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, November 2, 2017

Arrestohet pronarja e një rrobaqepësie në Durrës



M.H.,pronarja e një rrobaqepësie në Durrës është arrestuar nga Policia për shkak të OSHEE-së; më saktë, për shkak të vjedhjes së energjisë elektrike, mospagimit të faturave dhe rilidhjes kundër ligjit të energjisë kur rezultonte ende debitore.

Nga OSHEE është zbuluar vjedhja e energjisë nga subjekti privat që operonte në fushën e industrisë prodhuese, veshjeve dhe rilidhja e paligjshme e linjës elektrike. Subjektit i ishte prerë furnizimi me energji pasi ishte debitor, por pas kontrollit u verifikua se ai e kishte rilidhur energjinë, pa paguar detyrimet, në kundërshtim të plotë me ligjin. Për këtë arsye, u bë arrestimi në flagrancë i abonentes M.H. dhe tashmë po gjykohet nga organet kopetente.

Ndërkohë, po në Durrës, dy abonentë familjarë, F.K. Dhe K.B, janë proceduar për vjedhje të energjisë elektrike.

Të dhënat e fundit nga qyteti bregdetar tregojnë se janë proceduar në polici rreth 40 abonentë, privatë dhe familjar.

OSHEE u bëri thirrje abonentëve debitorë të mos zgjedhin rrugën e gabuar dhe ndëshkuese të vjedhjes së energjisë, por, në pamundësi pagesash, t’i drejtohen kompanisë për tu njohur me skemat lehtësuese të shlyerjes së faturave me këste të dritave. 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot