Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, November 2, 2017

Aksident i tmerrshëm në Fier, një i vdekur dhe një i lënduar rëndë

Aksident i tmerrshëm në Fier, një i vdekur dhe një i lënduar rëndë

Mëngjesin e hershëm të ditës së sotme, ka ndodhur një aksident me fatalitet për vajzën E.E 27 vjece nga fshati Patos.

I menjëhershëm ka qenë intervenimi i policisë, e cila ka dhënë më shumë detaje të aksidentit i cili la një të lënduar rëndë dhe një të vdekur në vend.

“Në datën 02.11.2017, rreth orës 03:15, në aksin rrugor Patos– Fier, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanal mjeti tip "Benz" me targa AA 551 OB”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si pasojë është aksidentuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi E.E, 27 vjeç, banues në Patos dhe ka gjetur vdekjen pasagjerja ende e paidentifikuar rreth 23 vjeçe. “Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës”. 


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot