Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, October 25, 2017

Vrasje, armë dhe drogë, arrestime në masë nga policia e Lezhës

Vrasje, armë dhe drogë, arrestime në masë nga policia e Lezhës


Policia e Lezhës ka vijuar aksionin në goditje të veprimtarive të ndryshme kriminale si narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje, duke u finalizuar me operacionet policore “Miloti”, “Deltar” dhe “Kolsh” ku është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i 8 personave dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim për veprat penale të " Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike”.

Janë sekuestruar në total 385.5 kg lëndë narkotike canabis sattiva, 80 fara bime te lendes narkotike, 12 automjete, 10 telefona celulare, 1 arme gjahu

Gjithashtu , në bashkëpunim me F.N.Sh-në Shkodër, në datat 20 - 21.10.2017 , janë kryer kontrolle ku si rezultat janë sekuestruar 4 kg lëndë narkotike cannabis sattiva dhe 1 armë zjarri pistoletë e markës Glock me 27 fishekë.

Në lidhje me këtë rast, janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas si posedues të lëndës narkotike dhe të armës së zjarrit.

Objektiv i këtij Plan Operacioni kanë qenë edhe personat në kërkim ku :

- Janë ndaluar 10 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale ndaj të cilëve Prokuroria kishte lëshuar urdhrat e ekzekutimit te vendimeve te gjykatës:

• Janë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim per veprën penale te " Vrasjes në bashkëpunim"  në operacionin policor “One Year”.

• Është ndaluar një shtetase e shpallur ne kërkim per veprën penale te " Vrasjes së mbetur në tentativë."

• Në bashkëpunim me Z.Q.K. Interpol është  ekstraduar nga Italia dhe bere ndalimi i një shtetasi i dënuar me 3.5 vite burg për veprën penale të plagosjes se rende me dashje.

• Janë ndaluar 2 persona në kërkim për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

• Janë ndaluar 4 persona të shpallur në kërkim për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Policia e Shtetit, fton të gjithë qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 dhe 129 për të denoncuar çdo shkelje të ligjit apo veprimtari kriminale , duke garantuar për reagim të shpejtë në çdo rast.

Policia e Shtetit , do vazhdojë me përkushtim dhe profesionalizëm , me mbështetjen e partnerëve , të përmbushë me përgjegjësi detyrat në zbatim të ligjit dhe shërbim të qytetarëve duke e bërë Shqipërinë një vend më të qetë e të sigurt.


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot