Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, October 25, 2017

Vila luksoze e Habilajve, ja si i njihnin fqinjët



Sapo futesh në qytetin e Vlorës, në krah të majtë të rrugës transballkanike, në katin e dytë ndodhet “Denis Bar”, në pronësi të, Moisi, Artan dhe Florian Habilaj, tre vëllezërit e akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, dhe personat më të përfolur ditët e fundit në Shqipëri.

Sipas informacioneve të dritare.net lokali edhe pse në bashkëpronësi të tre vëllezërve, ndodhet i regjistruar në emrin e Florian Habilajt, ose si? është përmendur në dosjen “Habilaj” Lolo.

Dritare.net mëson gjithashtu se Floriani, është quajtur “Lolo” për herë të parë nga gjyshja e tij, dhe kjo nofkë mbetur nga fëmijëria, përmendej edhe në përgjimet që antimafia italiane i ka sjellë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Në pronësi të tre vëllezërve Habilaj, ndodhet edhe një karburant në Vlorë, i quajtur AMF (Artan, Moisi, Florian) edhe ky në emrin e Florianit.

Në mes të rrugës, transballkanike, sapo merr rrugën në të djathtë, ngjitesh drejt fshatit Babicë e Vogël, fshat nga vijnë tre vëllezërit Habilaj, Moisi i cili është arrestuar në Itali, dhe Artani e Floriani që dyshohen që fshihen akoma në atë fshat, dhe janë personat më të kërkuar në Shqipëri dhe Itali. 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot