Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, October 29, 2017

U shkarkua për shkak të një skandali, kush është drejtori i riemëruar në Burgun e Peqinit

PAs shkarkimit të tetë drejtorëve të burgjeve në vend,sot janë bërë publikë emërimet e drejtuesve të komanduar. 

Një prejkëyre emrave është edhe Arjan Hasani, i cili është emëruar drejtori i ri i burgut të Peqinit.

Hasani ka qenë më parë drejtor burgu në Fier, ndërsa emri i tij u bë publik në media pas një skandali të transmetuar nga “News 24”.

Ai është shkarkuar nga ministri i LSI-së në atë kohë, Ylli Manjani, pasi në një video të transmetuar, dukeshin të dënuarit në burgun e Fierit, teksa lanin makinën e tij. 

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e ka konsideruar shkelje të së drejtave të personave me liri të kufizuar dhe ka kërkuar në mënyrë të menjëhershme një hetim të thelluar për rastin në fjalë.

Sot Hasani është riemëruar sërish në një tjetër burg, pra në atë të Peqinit.








No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot