Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, October 23, 2017

Turistët nga Kosova braktisin Shqipërinë, i “zëvendësojnë” polakët, italianët, gjermanët

Ky vit ka qenë mjaft i zënë për turizmin, teksa Shqipëria ka pushtuar faqet e shumë mediave të huaja që reklamonin bukuritë e saj dhe shumë turistë erdhën për të parë vendin e shqiponjave.

INSTAT ka publikuar të dhënat e hyrje-daljeve për 9 mujorin, sipas të cilave rezulton se numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë për periudhën janar-shtator ishte rreth 4.2 milionë persona, me një rritje prej 5.7% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja e ulët ka ardhur si rrjedhojë e braktisjes masive të Shqipërisë nga shtetasit e Kosovës, që tradicionalisht kanë qenë pushuesit kryesorë të vendit. Rezulton se numri i tyre për 9 mujorin ka rënë me 22%, ose 426 mijë pushues më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Abuzimi me çmimet, ndalimi i autobusëve nga Kosova që të kalojnë në rrugën e plazhit në Durrës dhe pakënaqësitë e tjera të shfaqura në vite për cilësinë e shërbimit, duket se kanë kulmuar këtë vit, me këtë largim masiv të tyre nga Shqipëria.
Pavarësisht rënies, turistët nga Kosova vijojnë të zënë peshën kryesore, me 36% të hyrjeve për 9 mujorin, dukshëm më ulët se pesha prej 48% që ata zinin në 2016-n. Në total 1.5 milionë shtetas nga Kosova hynë në Shqipëri për periudhën janar-shtator.
Largimi i tyre është amortizuar nga rritja e pushuesve nga shtetet e tjera, ku vendin e dytë pas Kosovës për numër hyrjesh në kufi e zë Maqedonia me 510 mijë pushues, dhe rritje prej 12%. Ata zunë 12% të totalit të hyrjeve të të huajve.
Më pas renditen shtetasit nga Greqia, me 351 shtetas që kanë hyrë, me rritje 15%, duke përbërë 8% të totalit.
I dukshëm ka qenë numri i italianëve që kanë vizituar Shqipërinë, të nxitur nga mediat e vendit fqinjë, që nuk ngurruan të krahasojnë Shqipërinë me Karaibet. Për 9 mujorin hynë 294 mijë shtetas italinë, me një rritje prej 47% me bazë vjetore. Në vlerë absolute shtetasin italianë kanë shënuar dhe rritjen më të madhe për 9 mujorin, me 94 mijë. Pesha e tyre ndaj totalit u rrit nga 5% për 9 mujorin 2016 në 7% për janar-shtator të këtij viti.
Shtetasit nga Mali i Zi dhe Anglia u rritën përkatësisht me 16% dhe 36%.
E dukshme ka qenë rritja e polakëve, që ishin dhe risia më e madhe e këtij viti. 104 mijë  turistë nga Polonia erdhën për 9 mujorin, me një zgjerim prej 66% me bazë vjetore. Ata u sollën nga agjencia më e madhe në Poloni, Itaka, teksa nënshkruan marrëveshje me mbi 12 hotele shqiptare për të ofruar për herë të parë shërbime të gjitha të përfshira (all inclusive). Prenotimet e agjencisë polake janë të larta të paktën edhe për vitin e ardhshëm, çka i ka nxitur bizneset të investojnë në rritjen e kapaciteteve hoteliere. Pavarësisht rritjes së fortë, pasha e turistëve polakë ndaj totalit të hyrjeve të të huajve mbetet e ulët, në vetëm 2%.
Rritje të ndjeshme shënuan dhe gjermanët, që arritën në 101 mijë, me një zgjerim prej 50.5%.
Për 9 mujorin, rreth 50% e shtetasve kanë hyrë për qëllime pushimi, në rritje me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur kjo peshë ishte 44%.
Në rritje kanë qenë dhe udhëtimet për qëllime biznesi, me 20%, teksa rreth 52 mijë shtetas të hyaj kanë ardhur për të bërë biznes në Shqipëri.
Shtatori
Sipas INSTAT, numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Shtator 2017 është 852.743. Krahasuar me Shtator 2016, ky tregues rezulton me rritje 8,8 %. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 459.168, krahasuar me Shtator 2016, ky numër është rritur me 12,9 %. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në nëntëmujorin e 2017 është 4.224.683, duke u rritur me 5,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016.
Në Shtator 2017, ndër dhjetë vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, ato nga Zvicra kanë pësuar rritjen më të madhe me 115,8 %, ndërsa uljen më të madhe e kanë patur shtetasit nga SHBA me 21,8 %./monitor.
 Turistët nga Kosova braktisin Shqipërinë, i “zëvendësojnë” polakët, italianët, gjermanët

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot