Në fshatin Galinë, në banesë, është gjetur i varur 25-vjeçari A.Xh., sipas burime policore.
Nga veprimet paraprake hetimore rezultoi se i riu vuante prej pesë vitesh dhe kurohej për sëmundjen e skizofrenisë.
Dyshohet se akti fatal është kryer në gjendje të rënduar psikologjike prej të ndjerit, për shkak të lodhjes dhe mërzisë nga sëmundja nga e cila vuante, çka e bënte të mos e kishte veten nën kontroll.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për vlerësim për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

No comments:
Post a Comment