Një vajzë e re vetëm 21 vjeçare, i ka dhënë fund jetës me fotoksinë.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Pleshë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet V.K., 21 vjeçe, nënë e dy vajzave të mitura, ka konsumuar fostoksinë dy ditë më parë duke gjetur vdekjen.
Mësohet se bashkëshorti i V. Kurtit ndodhej në emigracion. Sapo ka mësuar lajmin e hidhur të vdekjes së bashkëshortes, ai është kthyer në vendlindje për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Sakaq, oficerët e Policisë Gjyqësore po hetojnë për të zbardhur të vërtetën e vetë- flijimit të 21- vjeçares. Burime nga grupi i hetimit, nuk përjashtuan dyshimin se ngjarja mund të ketë pasur shkak edhe mosmarrëveshjet në çift, pasi që kur ishin martuar, dy të rinjtë jetonin të ndarë, gruaja në fshat, ndërsa i shoqi emigrant në Greqi.
Pamundësia për ta marrë gruan me fëmijët me vete, dyshohet të jetë bërë shkak i mbingarkesës psikologjike të gruas, e cila ishte martuar që në moshën 17 vjeçe

No comments:
Post a Comment