Tentohet të
digjet një makinë e parkuar, e cila ishte lyer me benzinë. Gjithçka ka ndodhur
natën mes të martës dhe të mërkurës në qytetin e Vlorës.
Në lagjen “Isa Boletini”,
është tentuar të digjet me lëndë djegëse, benzinë, automjeti i parkuar tip
“Volksvagen”, në pronësi të shtetasit V.Ll., 62 vjeç, banues në Vlorë.
Mësohet se pavarësisht se i
ishte vënë flakë, mjeti nuk ishte djegur, duke pësuar fare pak dëmtime.
Aktualisht nga ana e policisë
po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Lidhur me këtë ngjarje
materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për vlerësim, si dhe po punohet
për zbardhjen e konflikteve të mundshme që mund të ketë patur 62-vjeçari.
Noa.al

No comments:
Post a Comment